Albin Kurti: Serbia të përballet me të kaluarën e saj, të kërkojë falje për krimet e bëra, atëherë mund të nis pajtimi

Kurti: Sot do të shohim se si do t’i vazhdojmë masat në vijim në mënyrë që të kemi kufizim të lëvizjes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Gjilanit sot në Gjilan, para mediave tha se sot gjatë ditës qeveria do të ketë takim online. Kurti deklaroi se për takimin nga distanca është informuar edhe kryetari Haziri nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia. Në këtë takim do të diskutohet për vazhdimin e masave. “Sot do të kemi një takim në qeveri. Një takim online se si do t’i vazhdojmë masat në vijim në mënyrë që të kemi kufizim të lëvizjes sepse lëvizja e qytetarëve është lëvizje e virusit”, tha Kurti. I pyetur për emrin e mandatarit të ri për krijimin e qeverisë ai tha se diskutimi i temave të tjera pos pandemisë do të ishte dobësi.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …