Kryetari Haliti: Kërkon vazhdimin e bashkëpunimit të plotë për menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19

Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti po vazhdon angazhimin në menaxhimin e situatës së krijuar në këtë komunë nga pandemia COVID-19. Me këtë rast ai ka zhvilluar sot takime me Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe me mekanizma të tjerë për tu koordinuar për veprimet e mëtutjeshme. Gjatë këtyre takime është biseduar për vazhdimin e dezinfektimeve, klorifikimeve të rrugëve dhe hapësirave të ndryshme por edhe për bashkëpunimin me donatorët për të dalë në ndihmë me pako ushqimore dhe higjienike për qytetarëve në nevojë. Deri me tani në komunën e Vitisë janë shpërndarë mbi 1300 pako ushqimore dhe higjienike për familjet me gjendje jo të mirë financiare. Në takimin e sotëm ka marrë pjesë edhe komandanti i stacionit policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, me të cilën kryetari Haliti ka bashkëbiseduar për menaxhimin e përbashkët të situatës. Kreu i komunës së Vitisë, falënderoj Policinë e Kosovës në Viti, për bashkëpunimin e mirë dhe kërkoj që ky bashkëpunim të vazhdoj. Deri me tani në Komunën e Vitisë, të infektuar me COVID-19 kanë rezultuar 7 qytetarë, të gjithë familjarë të pacientit të parë që kishte ardhur nga Italia në Stubëll të Vitisë. Ndërkaq në testin e fundit prej tyre 3 rezultuar negativ. Komuna e Vitisë me të gjithë mekanizmat përkatëse, e në veçanti me stafin mjekësor po vazhdon të përkujdesët për shëndetin e qytetarëve. Megjithatë Kryetari Haliti kërkon mirëkuptimin e qytetarëve vitias që të ndjekin udhëzimet nga OBSH-ja, IKSHP-ja dhe mekanizmat e tjera me qëllim që të parandalohet përhapja e këtij virusi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …