leoni

Ministrja Dumoshi priti drejtuesit e Festivalit DokuFest

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim drejtuesit e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, Veton Nurkollarin, Nita Deden dhe Eroll Bilibanin, me të cilët bashkëbisedoi për ecurinë e edicionit të fundit të DokuFest-it, si dhe perspektivën e këtij festivali të rëndësishëm për Kosovën.

Drejtuesit e DokuFest-it e falënderuan ministren Dumoshi për pritjen dhe përkrahjen që i ka dhënë këtij festivali.

Ministrja Vlora Dumoshi i falënderoi drejtuesit e DokuFest-it për punën e madhe që po bëjnë për afirmimin e kulturës së Kosovës, dhe u shpreh se rrugëtimi i DokuFest-it ka një rëndësi të veçantë dhe domethënëse për shtetin e Kosovës.

Po ashtu, në këtë takim ndërmjet ministres Dumoshi dhe drejtuesve të DokuFest-it u bisedua edhe për përgatitjet që po bëhen për shënimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës vitin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …