Ministrja Dumoshi takoi drejtuesit e ping pongut ndërkombëtar, evropian e kosovar

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Ping Pongut, Petra Sörling, Ivo Goran Munivrana – Zëvendës i Unionit Europian të Ping Pongut, Kryetarin e Federatës së Ping Pongut të Kosovës (FPPK-së), Nehat Çitaku dhe anëtarin e Bordit të FPPK-së, Kastriot Orana. Ministrja Dumoshi diskutoi me krerët e ping pongut ndërkombëtar e vendor për fuqizimin e këtij sporti në Kosovë. Ministrja Dumoshi theksoi se Ministria që ajo drejton do të bashkëpunojë ngushtë me Federatën e Ping Pongut në Kosovë që sukseset e talentëve kosovarë në ping pong të ngritën lart e më lart. Ministrja Dumoshi i informoi gjithashtu për planet që ka MKRS-ja për zhvillimin e sportit në Kosovë duke u fokusuar në masivizimin e tij dhe ngritjen e cilësisë në sport. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e sportit ndërkombëtar dhe evropian e uruan ministren për marrjen e detyrës dhe presin nga ajo që të ketë bashkëpunim dhe përkrahje me drejtuesit e ping pongut

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …