“The Independent”: Shumë fëmijë po vdesin në Siri nga të ftohtit

“The Independent”: Shumë fëmijë po vdesin në Siri nga të ftohtit

Gazeta “The Independent” ka alarmuar për kushtet e rënda me të cilat po përballen dhjetëra mijëra sirian që kanë mbetur pa shtëpi e po përballen me acarin. Kjo gazetë shkruan se mbi shumë se 80 mijë njerëzit janë duke fjetur nën qiell të hapur e në temperatura të ulëta pas zhvendosjes nga shtëpitë e tyre në Idlib të Sirisë. Shumica prej tyre nuk kanë shtëpi dhe rreth 20 mijë po flejë nën pemë për t’u mbrojtur sadopak nga të reshurat. Duke folur për kushtet tejet të rënda për këta dhjetëra mijëra qytetar sirian që kanë mbetur pa strehë e kushte elementare për jetë, zyrtar të Komitetit Ndërkombëtar për Shpëtim janë cituar të kenë deklaruar se së paku gjashtë fëmijë raportohet të kenë vdekur nga acari ditëve të fundit. Një familje tjetër ka pësuar shumë rëndë, anëtarët e saj u gjetën të vdekur në borë pasi nuk kishte arritur të gjente vend për strehim. Në veriperëndim të Sirisë situata po bëhet edhe më e rëndë dhe jemi duke shkuar drejt një situate katastrofave, të paimagjinueshme, ka deklaruar një zyrtar i Komitetit Ndërkombëtar për Shpëtim, shkruan gazeta “The Independent”.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …