Ministrja e Drejtësisë e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu, del para gjyqit e akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Ministrja e Drejtësisë e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu, del para gjyqit e akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Ministrja e Drejtësisë,  Albulena Haxhiu, deputeti i AAK-së Pal Lekaj dhe ish-deputetet, Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu, do të përgjigjen sot  para drejtësisë për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës. Në aktakuzën e ngritur më 8 prill 2016 thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim. E gjithë kjo ka të bëjë me kohën kur partitë opozitare në atë kohë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kundërshtonin Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Për këto veprime, katër të akuzuarit po dyshohet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të KPRK-së.  Ndërkohë që për gjashtë herë ka dështuar që të mbahet seanca rreth këtij rasti. Seanca e gjashtë e mbajtur me 1 prill dështoi meqë të akuzuarit deklaruan se nuk janë të pajisur më provat në shkresat e lëndës, raporton Kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …