Haxhiu: Në dialog po shkojnë persona të papërgatitur që pasuritë e Kosovës të ndërtuara me djersë po ndajnë me Serbinë

Ministrja Haxhiu: Të kërkosh mos dënimin e krimeve të luftës është krim për së dyti ndaj dëshmorëve të kombit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se deklaratat e gazetarit Baton Haxhiu dhe nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, kanë zbuluar se çfarë marrëveshje e pret Kosovën në bisedimet me Serbinë. Ndër të tjera ajo thekson se deklaratat e tilla, flasin qartë për PLAN-in që po i përgatisin Kosovës, mirëpo sipas Haxhiut kjo gjë ka përfunduar njëherë e mirë. Sipas saj, deklarata e Baton Haxhiut se është e panevojshme të kërkohet dënimi i krimeve të luftës është krim për së dyti ndaj dëshmorëve të kombit. Ne nuk do t’i lejojmë këta që tentojnë të shtyejnë përpara pazare e projekte të rrezikshme ka shtuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …