Ministrja Hoxha, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad

Ministrja Hoxha, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad. Me këtë rast ajo ka vlerësuar angazhimin e ambasadorit për thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e gjithanshme të Norvegjisë për proceset integruese. “Marrëdhëniet tona kanë qenë dhe janë shembullore dhe kësaj i keni kontribuar shumë ambasador. Ju keni thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin duke e bërë rrugën tonë në procesin integrues më të lehtë dhe më të avancuar. Gjithsesi, rruga jonë, miqësia jonë nuk do të ndalen me përfundimin e mandatit tuaj në Republikën tonë. Miqësia si ajo e ambasadorit Per Strand Sjaastad është vlerë për Kosovën”, ka deklaruar ministrja Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …