Ministrja Hoxha, ka takuar sot ministrin e Shtetit, Laurent Nuñez, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Francës

Ministrja Hoxha, ka takuar sot ministrin e Shtetit, Laurent Nuñez, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Francës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar ministrin e Shtetit, Laurent Nuñez, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Francës, me të cilin ka diskutuar për të arriturat dhe reformat e ndërmarra në fushën e sundimit të ligjit me theks në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migrimit ilegal, si dhe sfidave tjera të përbashkëta në fushën e sigurisë, në kuadër të integrimit në BE. Në takim me ministrin Nuñez, Ministrja ceku përkushtimin dhe përpjekjet e vazhdueshme për reforma, duke shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Francën në fushën e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …