Olta Xhaçka

Ministrja, Olta Xhaçka deklaroi se hapja formale e negociatave rikthen besueshmërinë në procesin e integrimit në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka në takimin mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe BE theksoi se është bërë një punë shumë e madhe deri në arritjen e çeljes së negociatave. Në fjalën e saj, ministrja shpreh se anëtarësimi në BE është një nga objektivat strategjikë për të cilin Shqipëria ka punuar shumë ndër vite. E dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues. Ne jemi gati. Vendosmëria jonë është e palëkundur. Jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë. Por hapja formale e negociatave rikthen besueshmërisë në procesin e integrimit në BE”, tha ajo. Kryediplomatja Xhaçka theksoi se deri më tani me Komisionin është zhvilluar një proces i gjatë takimesh shpjeguese,  deklaroi  mes tjerash ministrja Olta Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …