leoni

Ministrja, Olta Xhaçka, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, mori pjesë në punimet e Ministerialit SHBA-Karta e Adriatikut

Ministrja, Olta Xhaçka, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, mori pjesë në punimet e Ministerialit SHBA-Karta e Adriatikut

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka marrë pjesë në punimet e Ministerialit SHBA-Karta e Adriatikut. Ministrja Xhaçka theksoi se Karta SHBA-Adriatik, i ka shërbyer procesit të integrimit euroatlantik dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë, teksa nënvizoi nevojën për rritjen e mëtejshme të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në situatën aktuale të rajonit pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Për të qenë plotësisht e suksesshme, Karta duhet të respektojë plotësisht formatin e saj të pakufizuar. Kjo nënkupton zgjerimin e Kartës me ato vende të rajonit që janë politikisht të gatshëm t’i përmbahen nismës sonë. Që nga viti 2014, kur Kosova zyrtarisht aplikoi për anëtarësim në Kartë, kjo ka qenë një nga pikat e dobëta të kësaj iniciative të suksesshme. Pra, ne besojmë se në mënyrë që iniciativa jonë të mbetet e shëndetshme dhe e qëndrueshme, nuk mund ta lejojmë të mbetet peng i pozicioneve bllokuese”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …