Kremlini zyrtar hodhi poshtë pretendimet e Kosovës se Rusia po e shtynë Serbinë ta destabilizojë situatën në Kosovë

Dimitri Peskov: Gjermania me furnizimin e armëve në Ukrainë po e rrit përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë, në konflikt

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke iu referuar vendimit të Berlinit për dorëzimin e tankeve “Leopard” në Ukrainë, ka deklaruar se Gjermania luan një rol aktiv në furnizimin e armëve në Ukrainë dhe kjo rrit përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në konflikt. Ministri rus i Mbrojtjes njoftoi se Rusia kishte kryer një test të raketave balistike kundër anijeve luftarake në Detin e Japonisë. Dy njësi të forcave detare nisën sulmin me raketa ndaj një anije luftarake rreth 100 kilometra larg. Anija u godit me sukses nga dy raketa të tipit “P-270 Moskit”. Shpërthime dhe zjarre kanë raportuar në Kiev, të shkaktuara nga një sulm me dron të Rusisë. Administrata ushtarake në Kiev njoftoi se ka rrëzuar të gjithë avionët pa pilot të forcave ruse. Sipas kryebashkiakut Vitalij Kliçko, nuk ka pasur viktima apo të plagosur.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …