Statistikat alarmante mbi vrasjet e përditshme në Shtetet e Bashkuara, mesatarisht vriten 50 amerikanë në do ditë

Statistikat alarmante mbi vrasjet e përditshme në Shtetet e Bashkuara, mesatarisht vriten 50 amerikanë në do ditë

Vrasjet me armë zjarri në Amerikë janë të përditshme, madje  arrijnë shifrën e 50 të vrarëve mesatarisht për çdo ditë, sipas statistikave  të publikuar në mediet e vendit. 48 mijë e 830 njerëz vdiqën nga lëndimet e lidhura me armët në SHBA gjatë vitit 2021, sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kjo është një rritje gati 8% nga viti 2020, i cili ishte një vit rekord për vdekjet nga armët e zjarrit. Ndërsa të shtënat masive dhe vrasjet me armë, në përgjithësi tërheqin vëmendjen e medias, më shumë se gjysma e totalit në vitin 2021 ishin vetëvrasje. Atë vit, më shumë se 20,000 nga vdekjet ishin vrasje. Të dhënat tregojnë se më shumë se 50 njerëz vriten çdo ditë nga një armë zjarri në SHBA. Kjo është një përqindje dukshëm më e madhe e vrasjeve sesa është rasti në Kanada, Australi, Angli dhe Uells, dhe shumë vende të tjera.

Ndërsa llogaritja e numrit të armëve në duar private në mbarë botën është e vështirë, shifrat e fundit vlerësuan se kishte 390 milionë armë në qarkullim në SHBA në 2018, mesatarisht nga një armë e më shumë për çdo banor të këtij shteti. Raporti bën të ditur se  prej 120 armë zjarri për 100 banorë, nga 88 për 100 në  vitin 2011, e kalon shumë atë të vendeve të tjera në mbarë botën. Kjo, nga ana tjetër, ekspozoi 11 milionë njerëz ndaj armëve të zjarrit në shtëpitë e tyre, duke përfshirë 5 milionë fëmijë. Rreth gjysma e pronarëve të rinj të armëve në atë periudhë kohore ishin gra, ndërsa 40% ishin ose të zinj ose hispanikë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …