Shefi i EULEX-it, në vendin tonë z. Lars-Gunnar Wigemark, ka biseduar me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe

Shefi i EULEX-it, në vendin tonë z. Lars-Gunnar Wigemark, ka biseduar me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe

Shefi i EULEX-it, në vendin tonë z. Lars-Gunnar Wigemark, ka  takuar shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe, me të cilën ka biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë. Wigemark përmes një postimi, ka përmendur tensionet në veri të vendit si dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në katër komunat veriore. Ai ka shkruar se kishte një diskutim i shkëlqyeshëm me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe, për situatën e sigurisë në Kosovë pas krizës së vitit të kaluar dhe në hijen e zgjedhjeve komunale në 4 komunat veriore. Ata kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e ngushtë mes EULEX-it dhe KFOR-it. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …