Ministrja Zhiviç viziton fermën e familjes Zhivkoviq

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç, për t’u njohur nga afër me problemet e fermerëve, të mërkurën ishte për vizitë në fshatin Lepinë të komunës së Graçanicës.
Gjatë qëndrimit të saj në pronën e fermerit Nikola Zhivkovqc, ministrja Zhiviç tha se nëpërmjet këtyre vizitave në terren synojmë t’i motivojmë fermerët që të vazhdojnë edhe më tej t’i përkushtohen bujqësisë dhe t’i inkurajojmë ata që të aplikojnë në projektet që MBPZHR është duke i realizuar.
Në fjalën e saj, ministrja tha se për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, na nevojitet një mobilizim i përgjithshëm në mënyrë që bashkërisht të japim kontributin tonë që kësaj pasurie që e kemi, t’ia kthejmë dinjitetin dhe pastaj ta vëmë në binaret e mirëfilltë të zhvillimit.
Ndërkaq, fermeri Zhivkoviq tha se është shumë i kënaqur me vizitën që sot ia bëri fermës së tij ministrja Zhiviç me bashkëpunëtorë dhe tha se vizita e tillë për neve është një përkrahje dhe motiv në punën e mëtutjeshme.
Ndryshe, Zhivkoviq kultivon 10 hektarë tokë bujqësore ku përvitshëm e mbjellë me drithëra të bardha, si grurë dhe misër, prej të cilave 4 hektarë i ka në pronësi të tij, ndërsa 6 hektarë tjerë i ka të marrë me qira. Gjithashtu, fermeri në fjalë posedon edhe fermën në të cilën mbanë edhe 15 krerë gjedhe.

Kontrolloni gjithashtu

Agjenda e Kontratës Sociale për Ferizajn

Komuna e Ferizajt  dhe qytetarët e saj zotohen të zbatojnë Agjendën e  Kontratës Sociale të …