Brickos

Miratohet Statuti i Teatrit “Adriana Abdullahu” dhe themelohet Muzeu i Kujtesës në Ferizaj

Me ftesën e Kryesueses së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, gjatë ditës së premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës. Në këtë mbledhje u diskutuan një varg çështjesh, kryesisht në fushën e pronës, përkatësisht shpalljen në interes të përgjithshëm të disa parcelave si dhe shndërrimin e tokës nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore. Pjesë e këtyre diskutimeve ishte edhe këmbimin i pronës komunale me atë private në fshatrat Talinoc, ndërsa sa i përket pronës në fshatin Sojevë, kjo pikë e rendit të ditës u shtyje për mbledhjen e ardhshme. Po ashtu në këtë mbledhje të Kuvendit është diskutuar gjerë e gjatë edhe për Statutin e Teatrit “Adriana Abdullahu”, me ç’rast me shumicë të votave edhe u miratua ky statut. U diskutua edhe propozim- vendimi për themelimin e Muzeut të Kujtesës, zotim ky i Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu e cila do të shërbej për promovimin më të mirë të vlerave historike, përkatësisht materialeve dhe dokumentacionit tjetër nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, po ashtu u more vendim që të dal në diskutim publik edhe Strategjia Komunale për Personat me Aftësi të Kufizuara. Në këtë mbledhje është bërë edhe zëvendësimi i një anëtari të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) si dhe komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të qyteti i plotësua dhe me dy anëtare nga Fadil Halili i LDK-së, ndërsa nga Vetëvendosja në këtë komision do të jetë Xhevat Sallahu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …