Mirëmbahet hapësira e gjelbër në oborrin e ish-Shkollës Fillore “Gjon Sereçi”

Në kuadër të angazhimeve për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra publike, kompanitë përgjegjëse kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh në oborrin e ish-Shkollës Fillore “Gjon Sereçi”.

Gjatë këtyre punimeve është realizuar pastrimi i përgjithshëm i hapësirës, largimi i mbeturinave, krasitja e drunjve dekorativë, si dhe kositja e barit dhe barishteve.

Punëtorët kanë intervenuar gjithashtu në rregullimin dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të hapësirës, me qëllim që ajo të jetë më e pastër, më e rregulluar dhe më e përshtatshme për qytetarët.

Zyrtarët komunal kanë bërë thirrje për bashkëpunim dhe kujdes të përbashkët ndaj hapësirave publike, duke apeluar që qytetarët të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe të mos hedhin mbeturina në vende të papërshtatshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Lushtaku ka pritur në takim Dr.Feim Dragushën, autor i librit “Kontributi i Popullit dhe Qeverisë së Bruneit për Kosovën”

Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku së bashku me nënkryetarin Fadil Nura kanë pritur sot në …