Mirosllav Lajçak

Miroslav Lajçak, tha se mbrëmë ka qëndruar në Serbi, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq

Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi, ka treguar se mbrëmë ka qëndruar në Serbi ku ka zhvilluar një takim më presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Lajçaku ka thënë se kanë zhvilluar një diskutim të gjatë dhe të vështirë me kreun e shtetit serb. Unë mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Dhuna duhet tw shmanget. Ne u pajtuam që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçaku, sipas medieve në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim i ashpër i OVL-UÇK: Rritja e kostos së telefonatave në Hagë cilësohet goditje çnjerëzore

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vendimit …