Serbët e veriut vendosin t’i lëshojnë institucionet e Kosovës

Për shkak se Qeveria e Kosovës ka filluar aplikimin e vendimit për  zëvendësimin e targave të automjeteve të Serbisë,  me mbishkrime të Republikës së Kosovës, serbët në veri të vendit tonë  vendosin t’i lëshojnë institucionet qeveritare.  Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për komunitete të Qeverisë Kurti.  Goran Rakiq ka njoftuar se kanë marrë vendim për të dalë nga institucionet e  Kosovës. Edhe serbët e tjerë fillojnë bojkotin e institucioneve me qëllim për të stagnuar procesin  e dialogut Kosovë-Serbi, që si synim final ka shkëputjen e katër komunave të veriut  dhe bashkimin e tyre edhe de jure me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …