Lajcak

Mirosllav Lajçak: Diskutuam më shumë se dy orë me kryeministrin, Kurti, rreth dialogut për ta dinamizuar procesin

Emisari i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi  Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarët, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, pas takimi me Albin Kurtin ka folur shkurt para mediave. Lajçak  ka bërë të ditur se kanë biseduar më shumë se dy orë me Kurtin rreth dialogut dhe lëvizjes përpara të procesit. Diskutuam më shumë se dy orë me kryeministrin, Kurti rreth dialogut dhe si të sjellën dinamika të reja dhe të lëvizet përpara me procesin. Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm. Nuk mund të flas më shumë detaje sepse pasdite do të kemi takimin me kryetarin serb Aleksander  Vuçiq. Ne  sot këtu në Prishtinë kemi përfunduar pjesën e parë të misionit, saktësoi Lajçak.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …