Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Frymë e ftohtë

Frymë e ftohtë, furishëm veten e përplas

në dritare, në pemët e zhveshura;

Në zemrën e njeriut që si një dërras’

e lagur nuk ndizet zjarr, por në acar plas.

 

Dërrasë e lagur, e kalbur, e ftoht’;

e tillë është zemra e njeriut çdo herë.

Dashuria me zjarrin e saj të ngroht’

nuk mundet të djegë një dru të prerë

e të rënë në liqen.

Një dru i lagur dot më nuk shkëlqen,

dot më nuk digjet, nuk bën dot më flak’

një dru që në rininë e tij eshtë plak.

Një dru që kollaj pritet, kollaj përdhe hidhet,

Një dru që vetëm vritet e në të ftoht’ dridhet.

Dridhet, jo prej të ftohtit që jashtë gjendet

por prej frymës së acarit që brenda i endet.

 

Frymë e ftohtë, zemrën e njeriut ti banon

Vend për dashurinë ti nuk lejon,

Sepse dashuria, si një zjarr e cilësuar

s’mund të djegë një dru të kalbëzuar.

 

Frymë e ftohtë, dil prej zemrës së njeriut të shkret’

 Dil ti, që njeriun vazhdimisht e vret,

ti që nga pema e jetës si sëpatë e pret.

 

Zemër e njeriut, të lutem, ti degjo:

Një dru i lagur mos prano të jesh

Nje dru që në zjarr veç tym mund te kesh

Prandaj zemër e njeriut, të lutem, ndrysho!

 

I vdekur

 

I vdekur, ndoshta gjallë mendon se je,

por një trup që ecën e lëviz s’mjafton.

I humbur nëpër jetë qëllim, kuptim kërkon;

Shpirti yt i vdekur e trupi ësht’ i ve.

 

I vdekur, me një trup vërdallë vërtitesh,

po fryma jote brenda shenja jete nuk jep.

Me zemër të fashuar vazhdon e sfilitesh,

por me pe të vjetër plagët dot nuk qep.

 

I vdekur, ndoshta se je gjallë mendon,

por s’mjafton një trup që veç ecën e lëviz.

Barra të së shkuarës po mban në kurriz;

Shpirti yt i vdekur në varr herët po të çon

 

Zemër e re

 

Ësht’ parë diku një gjë e shkarë,

e rrallë për t’mos e parë i vrarë.

Një zemër e thyer pa e ngarë,

ka qarë, pa pushim ka qarë!

 

Ësht’ parë diku një kundërshtim,

sfidim i zemrës plot gëzim.

E thyer, por në dashuri e veshur,

ka qeshur, pa pushim ka qeshur!

 

Një zemër diku tjetër ësht’ parë,

e plagosur, e sakatosur, e vrarë,

e tendosur dyshas për t’u ndarë

ka qarë, pa pushim ka qarë!

 

Ësht’ parë buzëqeshjen duke ndërruar,

një zemër tjetër e buzëqeshur :

“gjith’ k’të kohë veç jam maskuar,

kam qeshur, por më kot kam qeshur!”

 

Një zemër e mbytur plot shqet’sime

në mendime arsyeton ndryshime.

Ndryshim në vete kurr’ s’ka parë,

prandaj ka qarë, pa pushim ka qarë!

 

Një tjetër zemër në një cep e ngjeshur,

e zhveshur nga çdo shqetësim,

e mbushur plot me ngazëllim

ka qeshur, pa pushim ka qeshur!

 

E kjo zemër të tjerave u kthehet:

“Ajo çka falet, dot nuk rrëmbehet!

Ju kërkoni paqe të keni,

por jo, jo! Të sëmura jeni.

Për transplant keni nevojë,

Dikush një zemër t’ju dhurojë.”

 

Zemrat e tjera gjë s’kuptuan,

e për t’kuptuar s’u munduan!

 

Si një luan zemra e re,

me një forcë përreth e veshur

thot’ me gëzim kur të shkuarën sheh:

“Kam qeshur, pa pushim kam qeshur!”

 

 

E vyer

 

E vrarë, e sharë, në copa e shpërndarë,

në shumë pjesë e ndarë apo e shqyer,

kjo zemër është prapë si më parë:

e lyer në ar, e vyer.

 

 

A do besosh?

 

Kur jeta jote të kalojë,

Kur dielli kurrë më mos të jetë,

Kur brenga të mos ekzistojë,

Dhimbje, lot kur mos të ketë,

Kur qielli të mbushet plot lavdi,

Kur me engjëjt ti të këndosh,

Kur të banosh në përjetësi,

Në mrekulli, a do besosh?

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …