Dita Botërore e Mjedisit shënohet sot edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme nga institucionet qëndrore e lokale

MPMH me rastin e 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit, organizohen aktivitete të ndryshme në 26 komuna

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se me rastin e 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit,  do të organizohen aktivitete të shumta në 26 komuna të Republikës së Kosovës. Manifestimi qendror do të mbahet në fshatin Plemetin, lagja e Romëve në Komunën e Kastriotit, me ç’rast do të pastrohet dhe gjelbërohet kjo lagje. Po sot në kuadër të shënimit të kësaj dite Ministrja Albena Reshitaj, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, ekspertë të fushës e përfaqësues të shoqërisë civile marrin pjesë në përmbylljen e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm ku temë diskutimi do të jetë “Ndryshimet Klimatike.

Edhe Komuna e Deçanit shënon ‘Ditën Botërore të Mjedisit’ me  moton ‘Edhe natyra është shtëpia jote’  ku do të organizon aksioni për pastrimin e qytetit dhe largimin e deponive të krijuara në mënyr ilegale. Këtij aksioni i bashkohët kryetrai i komuëns z.Bashkim Ramosaj,  znj.Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kompania Komunale e Pastrimit ,,Hixhena,, OJQ-të , dhe të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të kenë një ambient të pastër. Gjithashtu Zyra e kryetarit të Komunes së Gjilanit në bashkëpunim me organizatën Let’s Do It, pastaj Drejtoria Komunale e Arsimit, ajo e Shërbimeve Publike, e shëndetësisë, FSK, Eko-higjiena, Hidromorava dhe qytetarët do të shënojnë 5 qershorin Ditën e Mjedisit. Ky është aktiviteti për pastrimin e lokacionit te Pishat në fshatin Velekincë që është në kuadër të aktiviteteve të ndryshme të ndërmarra në lokacione e forma të ndryshme për gjelbrimin dhe pastrimin e Komunës së Gjilanit

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …