Mr. Lulzim Beqiri: Ku po shkojmë?!

Paradoksi që jemi duke e jetuar…

Sot o kurrë kemi kushte më të mira në të gjitha sferat e jetës për të ndryshuar këtë gjendje amullie. Por, ç’jemi duke bërë se?!

Sot kemi më shumë të ardhura, por më pak lumturi. Më shumë e duam jetën por nuk e jetojmë si duhet; lehtë shkojmë pas yjeve të estradës kudo qoftë ajo, por hezitojmë ta vizitojmë një të sëmurë te pragu i shtëpisë.

Po na i burgosin luftëtaret, pse i lan të gjallë tradhtaret, po na i burgosin burrat më të mirë sepse kështu po e lypka Demokracia.

Po na etiketojnë me etiketime që kurrë si kemi pasur, po na akuzojnë si jo tolerant përderisa pikërisht toleranca është meritë e jona.

 

Ç’është kjo ftohtësi? Nga erdhi?!

 

Kemi më shumë emancipim, por më pak moral, kemi rrugë të mira, por vozisim pa kontroll duke marrë jetë në lule të rinis , kemi shumë të diplomuar, por pak që mendojnë me mendje të shëndoshë, më shumë mjekë, por më pak shëndet.

Kemi më shumë banorë, por më pak respekt, më shumë përshëndetje, por pak duhemi në mes vete, më shumë pallate, por më pak bamirësi, më shumë studentë, por pak cilësi.

Shumë flasim por pak e themi të vërtetën,ëndërrojmë atë që se kemi pa i kushtuar rëndësi asaj që kemi pranë.

Domosdoshmërisht empatia duhet të jetë në mesin tonë.

Lexojmë më pak, hulumtojmë më pak, respektojmë më pak, qeshemi më pak, por madje edhe lutemi pak.

Kemi më shumë politikanë, më shumë “t’korruptuar deri n’fyt”, kemi edhe njerëz aktivë, por pa objektiv të caktuar, jemi të përkushtuar në objektiven dhe jo në subjektiven.

 

Martesat mes gjinive të njëjta në njërën anë dhe shkurorëzimet masive në anën tjetër.

Pak dëgjojmë! Pak planifikojmë! Pak realizojmë! Shumë hidhërohemi e ngadalë pajtohemi! Orientohemi në sasi e jo në cilësi, kemi zgjedhur pesimizmin në vend të optimizmit.

 

Deri kur kështu o popull?!

 

Mos harro se çdo minutë që kalon është i shtrenjtë, kujdes se një ditë do ta lësh këtë botë dhe do të kalosh në botën tjetër. Është sikurse të jetosh në një banesë me qira kur je student dhe një ditë do ta lëshosh këtë banesë. Që nga sot do t’i them vetës: secila ditë është përkushtim në shtegun e së vërtetës dhe do t’i caktoj vetës një qëllim fisnik. Do t’i kthehem suksesit, do ta ngre zërin për atë që më takon e do t’iu bëj ballë sfidave që më dalin përpara. Unë do ta bëjë këtë sinqerisht.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …