Mr. Naim Tërnava

Mr. Naim Tërnava: Mesazh urimi Ipeshkëvit të Kosovës, Dodë Gjergjit, për Pashkët

I nderuari Ipeshkëv, zotëri Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkëve kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi si dhe në emër të besimtarëve të besimit Islam t’u përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet e mia më të sinqerta duke u dëshiruar gjithë të mirat e begatitë e Zotit. Zotni Ipeshkëv,  te populli ynë festat fetar gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, na kanë bërë më humanë, më unikë e më të dashur dhe nëpërmjet këtyre vlerave edhe kemi ndërtuar një trashëgimi të pasuar që për zanafillë ka respektin, dashurinë, mirëkuptimin, ndërgjegjësimin, paqen e qetësinë, themele këto  mbi të cilat kemi ngjitur harmoninë e mirëkuptimin ndër-fetar që tani më janë vlera e dalluese të popullit tonë. Uroj që edhe mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e pashkëve të jenën si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe gjithë popujve në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që BE-ja të mbajë në fuqi sanksionet kundër Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që Bashkimi Evropian …