leoni

MSc. Adem Lushaj: Vështrim rreth monografisë “Toponimia e Bjeshkëve të Komunës së Deçanit”, të autorit MSc. Bajram Tahiraj

MSc. Adem Lushaj: Vështrim rreth monografisë “Toponimia e Bjeshkëve të Komunës së Deçanit”, të autorit MSc. Bajram Tahiraj

Monografi që promovon turizmin duke ruajtur toponiminë

Monografia “Toponimia e Bjeshkëve të Komunës së Deçanit”, pos që i kishte munguar etnografisë, kulturës, historisë…i kishte munguar edhe fushës së turizmit, si njëri nga sektorët e zhvillimit ekonomik. Bajram Tahiraj, me përkushtimin e tij hulumtues, me punën e palodhshme, gjithnjë të mentoruar nga mentori i tij, Prof. Dr. Haki Hysenaj, ka arrit që temën e tij të studimeve post diplomime (studimet master në Gjuhë Shqipe), ta shndërron në një monografi që do jetë mjaftë e dobishme për zyrtarët e turizmit dhe studiuesit e kësaj fushe. Pra, ky punim shkencor nuk e prek vetëm fushën profesionale të autorit, por ngushtë ndërlidhet edhe me fushën e turizmit, si njëri nga sektorët e rëndësishëm të zhvillimit ekonomik.

Mirëfilli dihet se zhvillimi ekonomik i një vendi është i varur edhe nga resurset natyrore që posedon, qofshin mbitokësore apo nëntokësore. Rëndësia e këtij punimi është edhe më madhe kur dihet se Komuna e Deçanit është mjaftë e pasur për nga resurset natyrore. Këtë privilegj e japin Bjeshkët e Nemuna, të cilat janë pasuri e artë për zhvillimin e kësaj komune. Kushtet klimatike, flora dhe fauna, relievi, hidrologjia, pyjet,…janë disa nga resurset që bëjnë Deçanin, komunë me pretendime turistike. Për shfrytëzimin e këtyre resurseve natyrore, këtyre vlerave turistike, pos që kërkohet investim në infrastrukturë, është me rëndësi të madhe edhe promovimi i tyre (promocioni), si një nga shtyllat e marketingut turistik. Pra, krahas investimeve në realizimin e projekteve infrastrukturore (si parakusht për tërheqje të donatorëve), na duhet që të investojmë edhe në promovimin e vlerave tona turistike-natyrore.

Një promocion i duhur i këtyre vlerave natyrore, është edhe monografia “Toponimia e Bjeshkëve të Komunës së Deçanit”, që mund të jetë dokument tejet i rëndësishëm në emërtimin dhe orientimin e vendeve të turistike.

Autori i monografisë “Toponimia e Bjeshkëve të Komunës së Deçanit”, si njohës i mirë i vendeve nëpër bjeshkët e Deçanit, ka arrit që të mbledhë mbi 800 emërtime, nga të cilat, vetëm rreth 100 prej tyre janë të shënuara nëpër librat kadastral apo hartat topografike. Këto emërtime të prezantuara në këtë monografi, duhet të merren shumë seriozisht nga zyrtarët e fushave të gjeodezisë, por edhe të atyre që merren me fushën e turizmit. Organizatat joqeveritare që merren me hartimin e projekteve, e që ndërlidhen me resurset e bjeshkëve të Nemuna, kanë një mundësi të shkëlqyer që të përdorin emërtimet e prezantuara në “Toponimia e Bjeshkëve të Komunës së Deçanit”. Shenjëzimet e vendeve, rrugëve, shpellave, bjeshkëve, si pjesë të promovimit të vlerave turistike, tashmë kanë emërtimet e sakta.

Bajram Tahiraj, si autori i kësaj monografie, ka treguar se pos anës profesionale si gjuhëtar, ka për zemër edhe natyrën. Në brendinë e tij gjen vend bjeshka. Studimi i saj. Bukuritë natyrore të Deçanit. Ndoshta, autori është treguar lokalist me temën e trajtuar. Por, mund të jetë një lokalizëm pozitiv, ngase iu është përkushtuar studimet të bjeshkëve të veta, edhe pse kishte mundësi që të merrej edhe me tema tjera. Këtu me gjasë ka ndikuar edhe profesori mentor, Dr, Haki Hysenaj, i cili është deçanas dhe njohës i mirë i fushës.

Si konkludim mund të themi se monografie “Toponimia e Bjeshkëve të Komunës së Deçanit”,, tregon qartë se promovimi i vlerave turistike të Deçanit dhe zhvillimi i turizmit malor, duhet të jetë prioritet, jo vetëm të qeverisjes komunale, por te çdo qytetari të komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …