Muhamet Farizi: Mullinjtë e bluarjes së drithërave në Kosovë po mbesin si përmendore

Muhamet Farizi: Mullinjtë e bluarjes së drithërave në Kosovë po mbesin si përmendore

Kosova e ka pasë Industrinë e Blojës së drithërave me traditë të vjetër.  Kjo degë e industrisë ushqimore (mullisët) edhe më herët e kanë pasë por edhe tani e kanë një  lidhshmëri të ngushtë  me bujqit e vendit e në veçanti me prodhuesit e grurit.

Bujqit  prodhues të grurit nuk kanë pas e as tani nuk kanë nevojë të investojnë për depot e ruajtjes së grurit ngase i kanë pasë edhe tani i kanë në disponim drithnikët e mullisëve ku e kanë dorëzuar  grurin për këmbim me prodhimet finale si miellrat dhe hime të cilat i kanë marrë sipas dinamikës kohore që e parasheh vet bujku kur e dorëzon grurin. Ka pas dhe ka edhe shumë raste kur grurin e lënë në ruajtje pa kurrfarë kompensimi.

Pra,  mullisët kanë kontribuar që të mbjellin sipërfaqe sa më shumë me grurë dhe të prodhohen sasi më të mëdha të grurit që popullata të ushqehet me grurin vendor. Mullisët kanë pas dëshira të mëdha për këtë degë industriale dhe kanë tentuar ta zhvillojnë sa më shumë.     Vitet e para të pasluftës Kosova ka numëruar  99 fabrika për bluarjen e grurit (mullinj) me kapacitet optimal të bluarjes vjetore të grurit 1.835.870 tonelata , sasi e cila e mundëson konsumin për 9.662.473 banorë.

Tani punojnë si vijon:

Rregullisht punojnë32 fabrika dhe    Nga 3 muaj brenda vitit punojnë 16 fabrika.

Çka e ka penguar këtë degë të industrisë ushqimore?

– Lufta me Serbinë i ka shkatërruar 15 mullinj prej të cilëve vet mullisët i kanë riparuar 4 prej tyre.

– Paslufta  njashtu i ka dëmtuar mullisët e Kosovës edhe atë në vazhdimësi:

Fillimi i pasluftës  ka stimuluar importin e miellit duke mos pas doganë për miell dhe ka pas doganë për grurë e cila e ka penguar prodhimin vendor.

 

Shteti ynë dhe qeveritë radhazi janë lavdëruar me gojën plot se po e ndihmojnë prodhimin vëndor dhe investimet e jashtme. Faktet tregojnë se ka qenë e kundërta e ato fakte janë:

 

Politika tatimore

 

Tatimet për grurin vendor:

 

Për  1.000 kg  me çmim 0,20  euro për kg . vlera është  200.00 euro, kemi tatime:

 

1 . Tatimi i bujkut është 3% por obligohet mullisi me ia ndalë bujkut, gjë të cilën nuk guxon ngase bujku nuk pranon prandaj e paguan vet prej zori, tatimi 6,00 euro.

 

  1. TVSH-ja e Ujemit (shërbimit të blojës) 18% për blojën e 1.000 kg merr 180 kg grurë,  vlera e të cilit është  180 X 0,20   = 36.00 euro.

 

TVH-ja  Ujemmit  është:  36.00 X18% = 6,48 euro.   3. TVSH-ja e miellit nga ujemi kur bluhet gruri  180 kgr grurë del 126 kg miell. Vlera e miellit  126 X 0,29   =36,54 euro.

 

TVSH-ja për miellin:   36,54 X 8% = 2,92 euro .  Tërë tatimet për 1000 kgr grurë vendor janë 15,40 euro.

 

Tatimi për grurin e importuar

 

TVSH-ja e  grurit kur importohet e cila pastaj është e zbritshme 1000×0,20= 200,00 TVSH-ja: 200,00 x 8% =  16,00 euro.

 

Mielli i prodhuar 1000 kg grurë = 700kg miell x0,29 =203,00 euro.    Tvsh-ja për miell  203,00 X8% = 16,24 euro.        Për pagesë:   16,24 – 16,00 = 0,24 euro.

 

Pra tatimi paguhet:

 

Për bluarje të grurit vendor    15,40 euro për 1.000 kgr grurë të bluar. Për bluarje të grurit të importit   0,24 euro  për  1.000 kgr grurë të bluar.

 

Këta tregues të politikës tatimore që i kanë rënduar edhe tani i rëndojnë mullisit në shtetin tone e kanë sjellë situatën  që Kosova nga 99 fabrika të bluarjes së grurit tash punojnë:    – Rregullisht punojnë 32 fabrika të cilat i shfrytëzojnë kapacitetet vjetore 20%  deri 27%.

 

–Deri në 3 muaj brenda vitit punojnë 16 fabrika me shfrytëzim të kapacitetit vjetor 8%.

 

Kjo politikë tatimore ka detyruar 2 fabrika të reja të punojnë vetëm nga  1 vit dhe pas 1 viti i kanë mbyllur shkaku i tatimeve të gabuara dhe shkatërruese.

 

Kjo politikë tatimore  e ka detyruar investitorin e huaj nga  Zvicra  i cili e ndërtoi  mullirin më bashkëkohorë në Evropë i cili është në Xërxë dhe e shiti pasi nuk pa perspektivë nga tatimet.

 

Barrierat për export të miellit nga shtetet fqinje

 

– Barriera kemi prej  Shqipërisë  me të trilluarin vendim për proteinat kinse për miellin për bukë masive të jetë 13%, ku në standardet Europiane është 10%.

 

– Barriera kemi edhe nga Maqedonia  e Veriut e cila nuk i pranon analizat tona për cilësinë dhe kërkojnë të bëhen analiza tea ta, ku kushton 800 euro për kontigjente e cila e bën të pakonkurushëm miellin tonë atje.

 

– Barriera kemi pasë dhe kemi prej Serbisë por nuk kemi nevojë për koment ngase është 100% për mallërat e Serbisë dhe Bosnës të cilat e kanë merituar.

 

Sigurisht do të parashtrohet pyetja se a i kemi njoftuar organet shtetërore për këto vështërësi. E kemi përgjigjen e gatshme.

 

Menjëhere pas luftës dhe në vijimësi kemi bashkëpunuar  me organet vendimmarrëse dhe ndikuese në vendimmarje të cilëve u kemi sqaruar në takimet që i kemi pasë me ta si dhe u kemi shkruar shkresa të argumentuara.

 

Kemi pasë takime me sa vijon:

 

Me Kryeministrat dhe stafin e tyre                             6 takime.

Me kryetarin e Shtetit                                                 1 takim

 

Me Ministrat e Financave                                           7 takime

 

Me Petraç Milon nga Shtylla e IV                              2 Takime

Me Ministrin e Bujqësisë                                             28  takime

 

Me Ministrat e Tregëtisë dhe Industrisë                       6 takime

Me Drejtorinë e Administratës Tatimore të Kosovës 13 takime

 

Kemi shkruar 9  shkresa.

 

Bazuar në takimet  zyrtare  me organet zyrtare shtetërore si dhe  shkresat  e dërguara  organeve  shtetërore vendimmarëse dhe ndikuese në vendimarje ku  u cekën faktorët që e rëndojnë Industrinë e bluarjes së grurit kjo çështje e ka marrë rrugën e korrigjimit ku janë renditur në  ndryshimet ligjore  të pakos së fundit fiskale ku Tatimi I Ujemit – shërbimit të bluarjes është propozuar të ulet nga 18% në 8% si dhe tatimi i grurit për bujqit  të ulet nga 3% në 1%. Ecuria e  pakos së fundit fiskale ku janë këto ndryshime ligjore ka shkuar si vijon:

 

Ka kaluar miratimin nga Qeveria dhe është  përcjellë në Kuvendin e Kosovës.

Në  Kuvendin e Kosovës e ka kaluar shqytrimin e parë dhe nuk ka vazhduar më tutje për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit.

Përfaqësuasit e organeve tona shtetrore duke filluar nga qeveritë, ministritë si dhe organet tjera shtetërore vendimarëse po mburen se ua kanë rritur të ardhurat personale të gjithë punëtorëve që financohen prej Buxhetit shtetror e nuk kthehen të analizojnë se sa po dëmtohen bizneset   nga mosazhuriteti në përmirësimin e ligjeve tatimore shkatërruese për bizneset.

 

Kosova nuk i plotëson nevojat  e konsumit me grurin vendor. Korigjimi i shpejtë i tatimeve të cekura  do të shpëtonte nga shkatrrimi total i mullijve të bluarjes së grurit në Kosovë dhe do të ndikonte në mbjelljen e sipërfaqeve më të mëdha me grurë si dhe marrjen e masave reciproke ndaj shteteve fqinje (Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut) do të rriste prodhimtarinë vendore dhe exportin.

 

Nëse nuk merren me azhuritet masat e cekura atëhere do të mbyllen edhe ato fabrika të blojës së grurit  që kanë mbetur funksionale dhe objektet e tyre do të mbeten përmendore të bizneseve të mbytura nga shteti ynë.

 

Konsiderojmë se kjo degë industriale e ka ndihmuar shtetin dhe bujqësinë e Kosovës, prandaj meriton që mos të lihet në shkatërrim total ngase është degë e nevojshme për shtetin e në veçanti për popullin.   Ju lutemi qeveritarëve dhe deputetëve  të tanishëm dhe të ardhshëm të shqyrtoni, në  shqyrtimin e  dytë dhe të miratoni pakon e fundit në të cilën merret vendimi për mullisët si është propozuar dhe ka kaluar deri aty e është si vijon:

 

TVSH-ja e Ujemit – shërbimi i bluarjes nga 18% të ulet në 8%.       Tatimi për bujkun për grurë  nga 3% të ulet në 1%.

 

Mos lejoni që vlerat e kësaj dege industriale t’i dime vetëm pas vdekjes (mbytjes).

 

(  Muhamet  Farizi është  Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës Muhamet  Farizi)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …