Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani: Letër ambasadorëve: Mos bëni gabim (2)

MOS BËNI GABIM

 Problemet e brendshme në Kosovës janë të zgjidhshme, vetëm se duhet vullneti i Amerikës dhe aleatëve të saj nga vendet e BE-së!…

Seria e këtyre letrave publike është një bisedë e hapur me përfaqësuesit diplomatik në Kosovë. Me përfaqësuesit e vendeve mike, me ata që sponsorizuan lirinë tonë, me ata që shpenzuan shumë për Kosovën. Për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Me përfaqësuesit e vendeve aleate pa të cilët nuk erdhi liria, nuk ndërtohet e tashmja dhe as që mund të mendohet e ardhmja e Kosovës. As si shtet i stabilizuar për vete, as partneritet në BE, e aq më pak të përafrohet Kosova drejt konceptit amerikan dhe të integrohet edhe në strukturat Veri-Atlantike.

Të nderuar Ambasadorë, në emër të luftës kundër një partie despotike dhe të kriminalizuar, në emër të luftës kundër oligarkëve, mos bëni gabimin e radhës për t’i përkrahur grupet tjera po aq të kriminalizuara pasi asnjë “peshk pa qenë i vogël nuk bëhet i madh”. Mos përkrahni despotin komunist, as strukturat e tij të kriminalizuara, që kanë gjetur shtrirje e përkrahje kudo. Madje me të drejt dyshohet se i tërë trupi diplomatik në Kosovë, veçanërisht i atyre vendeve që kanë investuar në luftën dhe paqen e Kosovës, është i bombarduar e terrorizuar me informacione të falsifikuara, të cilat kryesisht po i bëjnë struktura të sistemit komunist.

Të nderuar Ambasadorë, ju nuk do ta gjeni një rast të vetëm që në vendet tuaja paska ardhur në krye të një partie pa qenë anëtar i saj, prandaj pse për Kosovën quhen demokraci dhe lejohen eksperimente të tilla. Pa dyshim, Isa Mustafa është kreatura më e shëmtuar politike e Kosovës, ai ka ardhur me mision në krye të LDK-së, për ta dobësuar e lektisur partinë e dr. Ibrahim Rugovës, për ta përçarë dhe për t’ia radhitur humbjet serike në mënyrë që sa më lehtë të zgjidhen e emërohen në krye të institucioneve, banda e kuadro të papërgjegjshme, me një nivel intelekti që edhe vet Ju jeni në hall me ta.

Sivjet, partitë politike në Kosovë iu nënshtruan sistemit zgjedhor, por nuk u lejua konkurrenca, nuk u respektua vota e fshehur dhe nuk u lejuan as kundër kandidatët. Të gjitha partitë dhe liderët e tyre janë deklaruar se ato zgjedhje ishin “model i demokracisë” ose “demokraci e tepruar”, ndërsa e vërteta është se jo vetëm janë shkelur normat demokratike por ka pasur edhe pakënaqësi të theksuara nga vet anëtarësia e tyre. Këto mënyra antidemokratike, dhe këto zgjedhje kanë ndodhur para syve të Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë, dhe çuditërisht nuk janë kritikuar, edhe pse qartë shihej se një gjeneratë tjetër, po aq kriminale dhe po aq luajale ndaj padronëve të tyre po instalohej nëpër strukturat partiake. Nga ky prizëm, duhet të kritikohen, bile edhe të fajësohen përfaqësuesit diplomatik në Kosovë, si pranuan dhe toleruan këta skenarë të errët antidemokratik e antiamerikan?!

Deformimi i demokracisë që ka ndodhur brenda partive politike, nuk korrigjohet kollaj, aq më pak nga strukturat e kriminalizuara të sistemuara edhe brenda LDK-së, veçanërisht prej se udhëhiqet nga komunisti Isa Mustafës. Dështimi i LDK-së është një luftë e kulluar antiamerikane dhe një luftë e hapur kundër Bashkimit Evropian, prandaj iu apeloj Ambasadoreve, mos lejoni me dështuar Amerika dhe BE-ja në Kosovën tonë!

Sipas të gjitha gjasave vendi ynë po shkon në zgjedhje të parakohshme pa bërë reforma dhe pa bërë ndryshime. Nga ky solucion i cili u prodhua nga zgjedhjet e brendshme partiake çfarë ndryshimi substancial mund të pritet?! Këta lider, të gjithë i kemi provuar dhe të gjithë kanë dështuar, sepse janë me “Damlla Komuniste” në mendjet dhe veprimet e tyre. Me një fjalë procesi zgjedhor në partitë politike ishte një cirkusiadë për të mos u stabilizuar kurrë Kosova. Këto zgjedhje janë farsë sa për t’ua ndërruar pozitat grupeve të interesit që janë sistemuar nëpër partitë politike, duke përfshirë LDK-në dhe VV-në.

 Çfarë reformash shtetërore mund të priten nga bandat e kriminalizuara në njërën anë, e në anën e tjetër edhe nga sojnikët e LKJ-së, nga ata që kanë shtypur e përjashtuar të gjitha strukturat e partisë, nga ata që shajnë heronjtë e përjashtojnë Elitën Intelektuale, nga ai brez që ka hyrë në LDK, për dyer e për dritare të kësaj partie. Por puthadori i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ishte i ashpër vetëm me strukturat e LDK-së, çfarë mund të pritet nga ai kur dihet se në saje të tij janë zgjedhur President i Kosovës, Kryeparlamentar dhe strukturat tjera vartëse në pushtetin politik e publik në Kosovë. Garancinë që i jepet popullit është farsë, sepse Isa Mustafa kurrë nuk i kam mbajtur fjalët, sigurisht as tashti me Albin Kurtin as me votuesit e tij, se sa për Amerikën, vendet e BE-së dhe partnerët tjerë ndërkombëtar, pa një trysni të tyre as që mund të pritet gjë.

Të nderuar Ambasadorë, është mirë ti tregoni Kosovës, përkatësisht qytetarëve të saj, nëse keni në vendet tuaja një shembull identik, një kryetar partie i cili për dyzet vjet kishte karrierë komuniste, pa dhënë rezultate pozitive, po përkëdhelet e po ledhatohet nga Përfaqësuesit Diplomatik në Kosovë dhe vendet e tyre, madje edhe atëherë kur vet Zoti ishte kundër tij, pasi ai Zot që rrezaton Tokën i ka dëgjuar mallkimet e qytetarëve të saj, pra jo unë por vetëm i Lumi Zot pati mundësi t’ia pamundësojë për ta shkelur më tutje tokën e Kosovës me këmbët e tij. Tash, komunistët e LKJ-së, me marrëveshje konsensuale shkojnë pas tij dhe përpilojnë dosje të falsifikuara kundër HERONJVE dhe kundër ELITËS INTELEKTUALE, duke e lënë jashtë proceseve, vetëm pse ajo Elitë kurrë nuk u bë vegël e sistemeve totalitare siç ishte Isa Mustafa dhe vartësit e tij. Madje në një intervistë në RTK, kohë më parë ka pas deklaruar se asnjë prese nuk ia heq veprimit të tij gjatë asaj periudhe.

Tash, parapëlqimi i tij për të bërë koalicion parazgjedhor ka dal në horizont si lojë e re me Albin Kurtin, (jo me VV-në se aty ka njerëz të mirë). Këto koalicione parazgjedhore janë vetëm synime për ta mashtruar edhe atë, ashtu siç i ka tradhtuar të gjithë ata që kanë pranuar me bashkëpunuar me te, sipas proverbit “Një hajn që vjedh në Vatikan, ai do të vjedh kudo nëpër Evropë”.

Nga ato që i kemi lexuar, vijmë në përfundim se vetëm antikomunizmi amerikan e ka shpëtuar dhe zhvilluar Evropën duke e bërë funksionale “paqen ndër demokracitë”1, përmes së cilës Amerika krijoi murin e vrazhdët ekonomik në mes Lindjes dhe Perëndimit. Prandaj veprimi antikomunist nuk mund të futet në sferën e humanizmit njerëzor, sepse Amerika gjithmonë komunistët i ka trajtuar si JONJERËZ?! Janë këto arsye pse po apelojmë publikisht tek Ambasadori i Amerikës në Prishtinë, se duhet urgjentisht të rishikohen “dosjet e mundshme?!” kundër intelektualëve të cilat lehtë mund të jenë falsifikuar, pasi siç dihet e terë Lagjja Arbëria në Prishtinë, ka qenë kryesisht e banuar nga oligarkët e udhëheqjes së LKJ-së, ndërsa i tërë shërbimi diplomatik, i aleatëve të Kosovës, (pa dashje) është vendosur në shtëpitë e tyre, ku në njërën anë i kanë bërë të pasuruar, krejt në mënyrë të rregullt dhe në anën tjetër vet janë rrethuar nga një strukturë komuniste, nga bijtë e tyre, nga ai mentalitet i cili vetëm dëme i ka bërë Kosovës dhe vet shërbimit diplomatik gjithsesi, i cili po shihet se nuk ka vizione për ta ndryshuar gjendjen në Kovë, por po lejon me ricikluar bandat e kriminalizuara dhe individët për të cilët edhe vet po shprehin skepticizëm se mund të bëhet mirë.

Udhëheqësit e lartë komunist, që moti janë shporrur me ligj nga udhëheqjet e të gjitha vendeve socialiste. Socializmi dhe komunizmi si doktrinë ka prodhuar elitë politike të kriminalizuar e cila dinë të shtiret edhe si viktimë e proceseve demokratike dhe tranzicioneve të mundimshme. Prandaj shtrohet pyetja: “Pse Kosova u përjashtua nga ky spastrim i domosdoshëm?!”. Janë këto arsye pse thërrasim publikisht për një kujdes të shtuar, pasi mbetjet e LKJ-së, etërit nuk janë viktima, kurse të bijtë janë mashtruesit kryesorë për të dështuar misioni Amerikan në Kosovë dhe përgjithësisht për të dështua edhe Bashkimi Evropian në Ballkan.

Ambasador të nderuar, përfaqësues të vendeve aleate të Kosovës, kujdes, mos e bëni gabimin e radhës! Mos bini pre e mashtrimeve që i pjellë vetëm mendja e së majtës antiamerikane, pasi një gjë dihet: Komunizmi ka prodhuar një mentalitet antikombëtar e antiamerikan i cili udhëhiqet nga principi se mbi kombin dhe mbi Amerikën qëndron ideologjia e tyre komuniste!

Vijon…

 

St. Gallen, 19 gusht 2019.

 

*Sh. Dibrani, është autor i 25 librave të cilët kryesisht i trajtojnë zhvillimet politike në Kosovë. Ai prej më shumë se tre dekadash jeton dhe vepron në Zvicër.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …