Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Brishtësia e gjithë politikës

Po bëhen dy dekada që kur te ne dallueshmëria plurale u vu në kërkim identitetesh politike. Patriotë e tradhëtarë ishte ndarja e parë. Sekush shihte tjetrin për të keqen e vendit dhe veten rendiste në detyrën atdhetare. Shpejt çlirimtarja dhe mallkuesja e saj e përzien UJEMIN! Morën e lanë nga tjetri e nga vetja aksesorë për petkat e çdo stine!

Meqë nuk jemi shoqëri e madhe në numër gjithë gërhamat dhe jashtëqitjet e politikës i veshim si identitete stine dhe i përdorim për armë në arenën tashmë më shumë se sa bajate, por si askund kaq të garantuar për vazhdimësitë! Diçka krejt toksike!

Dy krahët e një gabimi prodhuan partiza pse jo edhe të suksesshme, aq sa sot po vëhet në pikëpyetje rreshtimi si madhësi numerike, prej ku vetëm numrat të japin pushtet, pa çka se ato deri sot thjesht mbetën shumatore të një ujdie zhvatëse!

Duket sheshazi: Ne e meritojmë gjendjen që po e vuajmë!

Me parti të kalbura, në kaq pak moshë, tuneli nuk shkrep shkëndija as në fundin e tij!

Mbase jemi edhe në tunelin e gabuar sikur që u gjendem në fatin e gabuar?!

Po t‘i hedhim një sy skenës, arena nuk është më as arenë dhe s‘ka se si të jetë ndryshe!

Po t‘i marrim me radhë: PDK nuk ka kapcitetete as reformuese por as edhe vazhduese! Ajo sot është një han ku po mërdhijnë të gjithë! Lufta e armëve të premtuara nga Kadriu po nuk u ndal rrezikon përjashtimin e tij jo vetëm nga potenca dhe vendimarrja e brendshme, por ndoshta edhe nga struktura si prodhim zhgënjimi të paktën që mund ta hipotezojmë nga këndi i kurreshtarit. Riardhja e Hashimit në mos si strukturë, si vendimarrje duket se tashmë ka ndodhur, apo në rastin më të mirë po vie. Kjo nuk do mjaftoi e as do ndez motorrët por do mjaftoj të shtroj kërkesën e pashmangshme në kërkim të shpëtimtarit! Ky shpëtim i dhunshëm mbytë oazat reformatore dhe detyrueshëm bënë pakt me të keqen duke u detyruar ta etabloi klientelizmin e shtresuar si e tashmja mbijetuese! Ky zhvillim i ndodhur prapa syve të opinionit meqë mediave nuk ua ha pazari t’i fusin hundët në punët e Presidentit Thaqi, determinoi zhvillimet jo vetëm në PDK por në gjithë spektrin politik me ndikim në zhvilime! LDK në krahët e mbetura prapa, të përvojës ish jugosllave, e mësuar tashmë në mbijetesë ia ka arritur të mobilizohet para se orakulli që po mblidhej në skutat e klaneve të brendshme të binte me peshen e thyerjeve! Kjo e përkohshme e LDK-së mbetet edhe aseti i vetëm ku vdirren mundësitë kryeministrore të Ramushit dhe Albinit! Por, dhelpra nuk do mbetej dhelpër nëse nuk do e dëshmonte vesin e dhelpërisë, pra LDK ka akoma teren të rrëshqas së bashku me NISMËN SICIALDEMOKRATE në projektin e kthimit Hashimian!

Koalicioni parazgjedhor PDK-LDK-NISMA do ta bënte garën elektorale një vlerë për të qenë, por edhe kalkulimet ndërkombëtare përmbyllëse meqë LVV me anën apo mos bashkim parazgjedhor do përcaktonte fatin e pushtetit të ardhshëm! LVV në trajektoren e saj frymë-ndërtuese ka humbur peshën fokusuese dhe përthithëse meqë temat e mëdha dhe tehun e përplasjeve ia ka arritur Ramushi t‘i bëjë jo vetëm asete të tij por edhe identitare! Kjo e ka ndihmuar LVV të kuptoi se rritja në shpinën e megallomanisë politike është tullumbacja që nuk e mban në qiellin e trazuar të politikës sonë! Shpërthimet e mundshme si ndarja e trupës PSD-iste e kthejnë atë në paqenësi peshe për të ndikuar proceset! Pra ajo duhet të kuptoj se mospërfshirja e saj në skema pushtetore me kryeneqësin e mbivendosjes së Albinit nuk është më pak sesa fillimi i tkurrjes me fatin e LPK-së si etapë e fundit, por që në pas zgjedhjet e kësaj radhe nuk mund të shkoi më shumë se sa një idealizëm prej kryeneqi parimor! Të tilla përcaktime janë të destinuara të mos përkrahen nga elektorati edhe pse në kuptimësi shkencore janë e mira e dëshirueshme e shoqërisë!

Luhatja e NISMËS e bënë të paqartë epilogun e zgjedhjeve dhe ky fakt atë e entuziazmon për kalkulime shtesë! Uroi t‘ia qëlloi, por edhe do e kisha këshilluar të mos „ Tjerr hollë“! Materiali jonë nuk e duron tjerrjen e hollë! Jo pak raste është këputur. Mjafton t‘i hedhim një vështrim të shkuarës sonë të këtyre dekadave. Fshatarja, Parlamentarja, LDD e tjera si këto por edhe relikja e këso lloj shpërfaqjesh e fatesh AKR-ja!

Nga java tjetër motorët e propagandës do bëhen zhurma mbytëse e skenës. Ajo në veten e saj nuk do ketë të reja as në frymë as në përmbajtje. Sloganet e fryra në tërësinë e tyre do mbeten përsëritja bajate e cila do na e fyej inteligjencën, meqë po aq sa do nxjerren me lehtësi, po aq do zhduken me shpejtësi!

E mira e këtyre zgjedhjeve do jetë se so ketë zgjedhje dhe do ezaurohet edhe një mundësi rreshtimi a gabimi elektoral pa besueshmëri ndryshimesh!

Proceset e mëdha qofshin vetëdije a teke, dritare përdorimi a shkallë ngjitjeje, prap se prap do mbeten detyra shtëpie! Politika që ecë pas pozicionit është njëkohësisht e brishtë dhe dilitante, e dëmshme dhe arrogante, dhe ajo ska se si të mos merr ngjyrën e momenteve dhe ta braktisë shkëlqimin e parimeve! Derisa e djathta e vetdeklaruar në Kosovë të mos jetë e gatshme të veproi në bllok ne nuk do të kemi as politika as prosperim dhe as konkurencë! E majta jonë ka më shumë fleksibilitet funksional derisa tek e djathta ky virtyt fleksibiliteti shfaqt përmes vesit të kapjes hise pushteti! Tekanjoziteti i të gjithëve me gatishmëri braktisjeje për çkado e çdo kohë e bënë politikën tonë jo serioze dhe të brishtë! Fajet janë gjithë andej për këtë stad shpërfaqjeje, por faji sipëror është politika e njëshit dhe klientalizmi që prodhon diletantizmi i njëshit! Pra, orejsi i njeshave të cilët ia kanë me hile mjerisht edhe shtëpisë së vet politike, sepse partinë dhe pushtetin e shohin si mjet kapjeje te shoqërisë e shtetit! Kthimi i heshtur i tashmë ndodhur i Hashimit në punët reale të PDK-së uroj të shëndrrohet në imediatitet publik të kërkuar zëshëm dhe kjo do e bënte Ramushin t‘u futet reformave reale për të kulmuar me zbritjen në tokë që do ti ndodhte LVV-së pas lënies anash nga Dhelpra e vjetër por e rryer politike LDK-ja! A do ta ndihmoj këtë proces NISMA me pozicionim të çartë që ditën e pas shpërndarjes së Kuvendit apo do të luaj me kohën mbetet që të shihet! Afrimi i serishëm me AAK-në apo edhe përcaktimi i kobshëm i një bashkëudhëtimi me PDK-në me shpresën se trinomin do ta përmbushte LDK-ja për ta bërë fitoren të buzëqeshë që në parazgjedhje mbetet çekani i vetëm që do ta bëjë arrën e pathyeshme, LVV-në, të shoh me realizëm proceset!

Sot ia njohim politikës vetëm brishtësinë në paszgjedhje do ia njohim edhe defektet!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …