Dr. Murteza Osdautaj

Murteza OSDAUTAJ: NË DITËN E DËSHMORËVE

(RAMË NURËS – KAÇAKUT DËSHMOR DHE HEROIT TIM)

Sot do të doja të shkruaja për ët gjithë dëshmorët. Për të gjithë ata djem e vajza të reja që, në kohë të ndryshme dhe në periudha të ndryshme historike, dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Do të doja sot të shkruaja për të gjitha ëndrrat e dëshmorëve që u bënë e nuk u bënë nga të gjallët e atëhershëm dhe nga të gjallët e tashëm.

Por sot dua të shkruaj për dëshmorin tim. Për dëshmorin e moçëm, për djalin e ri i cili, shumë vite para se ne të vinim në këtë botë, mori pushkën dhe luftoi për lirinë e Atdheut.

Ramë Nura ishte një djalë i ri, një djalë që, siç thoshin të moçmit, të vriste me bukurinë e pamjen e tij prej një burri trim shqiptar.

Ai, që në moshën 23 vjeçare, iu bashkua çetave shqiptare kaçake dhe njëkohësisht shërbente në gardën e Shqipërisë. Dhe derisa në Shqipëri bënte punën e ushtarit të shtetit, në Kosovë ishte ushtar i lirisë. Iu bashkua çetës së Bekë Ademit dhe merrte pjesë në të gjitha aksionet që kjo çetë ndërmerrte kundërt xhandarmërisë serbe që ushtronte zullum të paparë në vitet 20 e 30 në Kosovë.

Unë mund t’i di një pjesë të aksioneve, sulmeve dhe vetëmbrojtjeve që kjo qetë dhe Ramë Nura kishin ndërmarrë, po nuk i di të gjitha. Unë vetëm e di se në ato vite, derisa Ramë Nura luftonte për lirinë e vendit, familja jone ishte izoluar nga çdo aktivitet shoqëror. Njerëzit nuk lejoheshin as të vinin si argatë për të prashitur në arat tona prandaj, të afërmit dhe miqtë, e gjenin natën me hënë të vinin, dhe, në dritën e hënës, t’i prashisnin apo t’i punonin arat dhe tokat tona. Unë, edhe sot, në emër të gjyshit tim të cilin nuk e kam njohur kurrë, i falënderoj të gjithë ata njerëz dhe familjet e tyre që në atë kohë, duke rrezikuar, me guxim njerëzor dhe humanizëm, ndihmuan të parët e mi të mbijetonin.

Por çka është me rëndësi të ceki, edhe pse sunduesit serbë e kishin izoluar tërësisht familjen e atëhershme për shkak të aktiviteteve guerile të Ramë Nurës dhe çetës së tij, as stërgjyshi im Nuradin Osa dhe as Ramë Nura, i biri i tij, nuk u dorëzuan kurrë.

Ramë Nura vazhdoi të luftonte për lirinë e vendit, e Nuradin Osa vazhdoi të qëndronte dhe ta sfidonte izolimin që ia bënin xhandarët  e shteti serb.

Dhe derisa vitet shkonin njëri pas tjetrit, e derisa Ramë Nura dhe bashkëluftëtarët e tij luftonin kundër shkieve, shteti serb, duke mos arritur ta zë, kërkon dhe gjen një hafije e spiun shqiptar për ta spiunuar luftëtarin trim dhe shokët e tij.

Një ditë, në pranverën e vonë të viti 1927, derisa Nuradin Osa dhe djali i tij i madh Haliti, po mbaheshin në burg, çeta e Bekë Ademit po strehohej në bjeshkët e Isniqit. Ata kishin ndërmend që të zhdirgjeshin në rrafsh dhe të ndërmerrnin një aksion kundër xhandarëve serbë për t’i liruar të atin dhe vëllain e Ramës. Po ajo natë nuk do të ishte si të tjerat. Xhandarët serbë kishin gjetur një shqiptar tradhtar që do t’i njoftonte për lëvizjet e çetës kaçake. Pa ditur se ishin tradhtuar, në atë mbrëmje tragjike, derisa po zhdirgjeshin Grukës së Deçanit te vendi i quajtur ‘Guri me bëth n’ujë‘, hasin në priten e organizuar nga xhandarët serbë. Siç tregojnë pleqtë, në atë errësirë, pushkët ishin dëgjuar për orë të tëra, derisa djemtë tanë kishin mbetur pa fishekë. Atë natë, në atë pritë, kishte rënë edhe Ramë Nura me një bashkëluftëtar të tij nga Podguri i Istogut. Tregojnë se, derisa po tërhiqeshin, kaçakët me zë të lartë e thërrisnin Ramën për ta ditur nëse ai ishte ende gjallë, por ai nuk u përgjigj më kurrë! Kishte mbyllur sytë përgjithmonë por jo gjakhumbur. Atë natë, në atë betejë, kishin mbetur të vrarë edhe tre xhandarë serbë.

Siç më kanë thënë, momenti më i dhimbshëm i tërë kësaj ngjarjeje është kur xhandarët serbë, me krekosje, ua tregojnë qystekun e mbuluar me gjak, të atit dhe të vëllai që mbaheshin në burg. ‘A po e njihni?’ – u kishin thënë! Dhe derisa i rrjedhën dy lot faqeve, Nuradin Osa u kishte përgjigjur ‘ishalla ka ra duke luftue’!

Pushteti serb nuk lejoi as zhvillimin e ceremonisë së varrimit. Ramë Nurën e varrosen xhandarët, pa ceremoni, në hyrje të fshatit, breg rrugës kryesore të Isniqit.

Ramë Nura

 

***

Unë u rrita me rrëfimet për Ramë Nurën. U rrita duke dëgjuar për trimëritë e tij dhe për dhimbjen që kishte shkaktuar vdekja e tij. U rrita duke dëgjuar për dhimbjet e familjes dhe sidomos të të atit të tij, plakut të mençur e të respektuar, Nuradin Osës.

Vitet shkonin dhe Ramë Nura u harrua. Rrallë ndonjëherë flitej për kaçakun e moçëm, rrallë ndonjëherë tregohej ndonjë rrëfim për luftën e tij. Njerëzit, si gjithmonë, merreshin me mbijetesën e tyre dhe me përballjen me pushtuesin serb.

Por unë nuk e kam harruar kurrë emrin e tij, as ne nuk e harruam kurrë emrin e tij e gjakun e tij. Ramë Nura ishte simboli i bukurisë dhe trimërisë burrnore për ne. Ishe çelësi i sjelljes tonë dhe përcaktoi shume çka nga mënyra e te jetuarit dhe edukimit tonë.

Ai ishte udhërrëfyesi jonë drejt lirisë, ishte qëllimi ynë për të qenë ushtar i atdheut, për ta mbrojtur atdheun dhe për të rënë për atdhe. Ishte gjithmonë dhe është edhe tash. Ramë Nura është simboli i luftës për liri dhe i ati i tij, ishte simbol i qëndresës dhe i krenarisë për mençurinë e qëndresën.

Sot, në ditën e dëshmorëve, i kthehem me dashuri e me përulje heroit tim, dëshmorit tim, luftëtarit tim. I them atij se është modeli i jetës time, është modeli i qëndresës dhe i luftës, është modeli i pastërtisë morale dhe i patriotit.

Unë sot ndihem krenar për heroin tim, për gjyshin tim luftëtar e dëshmor dhe betohem para tij se në jetë, unë dhe fëmijët, do ta kemi vetëm një rrugë – rrugën e lirisë të cilën na e trasoi Ai me gjakun dhe luftën e tij.

Përulem para teje dha para gjithë luftëtareve të atdheut të të gjitha kohërave. Trimëria juaj, gjaku juaj dhe lufta juaj janë guri i jetës time.

Më fal, Ramë Nura! Më fal nëse të kam harruar ndonjëherë! Të betohem se s’do të të lë në harresë as duke ta vizituar varrin as duke e ngritur lartë emrin tënd.

Krenar për ty sa të kemi jetë, luftëtari ynë, kaçaku jonë trim!

Heroi im i bukur!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …