Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Poezi për dëshmorë, në Ditën e Dëshmorëve

KOHA

Kohë, o kohë!
Një çast kalon si një shekull.
Një ditë vijon si amshimi…
Në pritje jam,
Jetën si vdekje e kam.

Sikur bota të përmbyset
Nuk pranoj asgjë të re;
Pranvera e shpirtit të qendiset
Si vatër e jetës po bën be.

Nyjet edhe sot na lidhen
Nëpër botë udhëtoj pa cak
Edhe yjet po na gjinden
Unë në krimbat po marr hak.

 

GURET E THEPISURA NË MES TË ACARIT ULERASIN

(Kushtuar komandantit Mujë KRASNIQI dhe 40 luftëtarëve të tij që kanë rënë në malet e Gorozhupit në kufirin shqiptaro-shqiptar, më vitin 1998, në përballjë me ushtrinë serbe, në 20-vjetorin prej rënies së tyre)

Malet e Gorozhupit te mbuluar me borë.
Ujqërit serbë përcillnin luftëtarët arbërorë.
Guret e thepisura në mes të acarit ulërasin
Kur bishat në mes te kolonës godasin.

Komandanti Muja bashkë me trimat e lirisë
rezistuan në sulmet e tërbuara të ushtrisë,
deri në pikat e fundit të gjakut…
Por, ujqerat i prenë mirë në shpatën e hakut.

“Kthim mbrapa nuk ka”, tha Muja komandanti!
Të vendosur, të gjithë, në rrugën e lavdisë do të ecin
Me vetmohim dhe përkushtim janë flijuar
Shqipëria, atdheu i dashur, kurrë nuk i ka harruar,

 

Si nuse e stolisur, me kurore
Poezi kushtuar dëshmores së kombit, Ganimete Gjylani (6. 4. 1979 – 23. 8. 1998)

Në fytyrën e saj të njomë, buzëqeshte dielli,
shqiptarinë e së bashku me të gjithë qielli
Shkemb graniti dhe lis i gjatë
Fluturon Ganimetja, shqiponjë ballëlartë.

Buzeqesh Ganimetja-
rrezet e buzëqeshjes së saj
nxehin shpirtrat e luftëtarëve
Buzeqesh Ganimetja –
Flakë e gjallë
në zemrën e gjithë shqiptarëve.

Luftëtaret trima nuk vdesin kurr’
Në istikamet gjithmonë,
për qëndresë,
për liri e për flamur!
Në UÇK-në madhështore
Si nuse të stolisura, me kurore.

 

 

KAM BESIMIN NË FITORE

Kam besimin në fitore:
Kur bishat e egra,
do te zhdukin
Ujqerit e zi
do të vdesin
Dhe nje ylber i lirisë
Do te zbukurojë
Qiellin e ardhmërisë.

Kam besimin në fitore:
Ne ditën madhështore
Kur Shqiperia jonë
e dashur,
Nuse e stolisur,
Do të behet
NJË.

Kam besimin në fitore:
Ne ditën e shenjtë e Çlirimit.
Kur Molla e Kuqe e Preveza
e tërë Shqiptaria,
Do të festojnë njësimin

Deri në ditën

E amshimit!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Heshtje në varr…!

 

(Kushtuar 5000 rekrutëve shqiptarë që u vranë nga ushtria gjenocidale serbo-sllave në prill 1945, në Tivar. Ngjarja njihet në histori si Masakra e Tivarit)

 

O Tivar!

heshtje në varr…

Të rinjtë shqiptarë të pushkatuar,

gjenocidi e vdekja të rrethojnë…

 

O Tivar!

Tokë e skuqur nga kufomat,

e enjtur nga lotet e nënave…

Ti je shqiponjë e plagosur,

por kurrë e mposhtur nga armiku!

 

O Tivar!

heshtje në varr…

Por uji i jetës mund helmin,

djeg vdekjen e bërë grill

liron prej grackës së pushtimit

Dhe do të na gëzojë

në dritën –

E Ribashkimit!

 

Rumani, 3 maj 2020

 

 

 

 

 

 

 

Çifteli-o, mos më qaj!

(Poezi kushtuar Dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK, Faruk Nazmi Beqiri, në 21 përvjetorin prej vdekjes së tij heroike, më 2.05.1999)

 

Çifteli-o, na përkdhel me vallë

trimërie, o e rrallë,

Kur Faruku në kazermë

mbuloi armikun plot me gjemë!

 

Çifteli-o, na këndo për trima

Si Faruk Nazmi Beqiri

Që ranë në Shalë, si vetëtima,

Të pathyeshëm, sikur floriri.

 

Çifteli- o, mos më qaj

Se Faruku la kjo bot’!

Vdekja për liri nuk është vaj,

Është kujtim për jet’ e mot!

 

Rumani, 2 maj 2020

 

Dhe po të shuhej dielli…!

Poezi kushtuar Dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mursel Rrustem Boletini (19.11.1977-

4.05.1999), në 21 përvjetorin prej rënies së tij heroike

 

Traditën e çlirimit,

nga Isa te Murseli,

Shkoi, brez pas brezi,

dhe po të shuhet dielli!

Boletinët çlirimtarë luftëtarë

Të atdheut, gjithmonë, ushtarë.

 

U desh të kalojnë vitet,

Murseli djaloshi rritet…

Ai në vend të vëllait, nga policia u kap

Por, nuk tregoi ku është, për asnjë hap.

 

Nëpër shkollë e më shokë po shprehej

Se liria veç me gjak mund të fitohej!

Kur UÇK doli, ai në ushtri u rreshtua,

Në mision për Mitrovicë, ai u flijua.

 

Gjaku therret përgjithmonë

Këtë tokë nuk e kemi pronë!

Nuk e shesim, nuk e blejmë:

Por detyrat ndaj saj –

po i kryejmë.

 

Rumani, 3 maj 2020

 

Luftëtare e dashur e këtij milet!

Poezi kushtuar Dëshmores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hadije Mustafë Spahiu (27.5.1966-

4.5.1999), në 21 përvjetorin prej rënies së saj heroike, e ekzekutuar nga ushtria vrastare serbe,

 në Fortesë të Rahavecit

 

 

 

Kush na shton rrëze lirie?

Ishte motra jonë Hadije

Lulëkuqe e Kosovës

Heroine e Fortesës.

 

Kujt nuk i trembet çërpiku?

Është motra Hadije Sadiku

Që Rahavecin me përkushtim e ndriçoi

Dhe luftëtarët me vetmohim nuk i tradhtoi.

 

Do të kujtohet me lavdi përjet’

Flokëzeza e dashur e këtij milet!

Që në Fortesë u ekzekutua,

Por armikut asgjë nuk iu tregua.

 

 

Rumani, 4 maj 2020

 

Marigona e dytë qendisi

Poezi kushtuar Dëshmores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatime Xhemail Bazaj (28.2.1979-5.3.1998)

 

Çikë Prekazi u bë Fatimja
Marigona e dytë qëndisi
çlirim për popullin – e ardhmja,
që Jasharajt e stolisi.

 

Kacurrelë për nga natyra,
Por stoike si një shqipe,
Ajo i shtoi Kosovës vlera
kur armiku në plaga vinte-
kripe..

 

Trimëreshë mali ishte
Ajo dëshirë e madhe kishte
që Shqipëria të bëhet një;
serbët nga atdheu të dëbohen-
gjithnjë.

 

Rumani, 4 maj 2020

 

 

 

 

Jehona e armës së tij përherë po ushtoi
Poezi kushtuar Dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halim Millazim Qallapeku (13.06.1958-6.06.1999)

 

“Te Lisat Binjake” nuk kaloi armiku
Aty qendroi ballëllartë, Hallimi si çeliku
Istikamet asnjëherë nuk u pushtuan
Luftëtarët për asnjë çast nuk u dorëzuan.

 

Ofansivë e madhe “Te Bokat” filloi,
Fishket po godisnin e serbin e ndaloi,
Halimi kudo në betejë luftoi
Jehona e armës së Halimit –
përherë po ushtoi.

 

Në Gllobar në pritë ai ra
Shqiptarisë çlirim i dha
Shqipe mbi shkemba po qëndron
Ai përherë na frymëzon.

 

Rumani, 4 maj 2020

 

 

Porosia ndër breza…!

(Poezi kundër antivlerave)

 

Kush na pengon të bashkohemi?!
Veç vetes sonë më shpejt po i luftohemi.
Grupe-grupe po përçahemi
Më lehtë nëpër parti ndahemi!!

 

Kush po na pengon të fuqizohemi?!
Më shumë mes veti e për kolltuqe rrahemi…
Kush na pengon të përparojmë?!
Më shpejt vetës i japim shkelm,
Armikun ta mos mundojmë…

 

Kush ju pengon o shqipë
Veç vetës juaj?l
Porosia ndër breza:
“Mos i shërbeni
armikut të huaj!”

 

Nënën Shqipëri
mos e braktisni
Me bizhuteri të shrenjta,
e Mercedes të fundit,
Veten të mos u stolisni…

 

Se jeta është detyrë-
e shenjtë kushtuar këtij Atdheu
Jemi shqiponja trima lirie jo
pula të lagura të njëfare dheu!

 

Rumani, 4 maj 2020

 

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …