Musfata: Gjatë javës takohem me Kurtin e Ahmetin për të bashkërenditur veprimet për mocionin ndaj Qeverisë

Musfata: Gjatë javës takohem me Kurtin e Ahmetin për të bashkërenditur veprimet për mocionin ndaj Qeverisë

Lideri i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të takohet me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj. Mustafa tha se gjithashtu do të ftojë edhe Kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti për të diskutuar lidhur me veprimet e përbashkëta. “Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvisjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …