leoni

Ganimete Musliu: Të shkarkohet ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po e rrezikon imazhin e FSK-së

Musliu – Bajramit: Më para të popullit paguheni ju dhe po me para të popullit ju thërrisni italianët për ta kryer punën tuaj!

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka ftuar Guardia di Finanza për të hetuar skandalin e vjedhjes së më shumë se dy milionë euro nga Thesari i Shtetit. Kërkesa e Bajramit ka zgjuar reagimin e deputetes nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu. “Sa kushton kjo ftesë e juaja znj. ministre? Kush i paguan ata zotërinjtë e Guarda di Finanza? Me para të këtij populli po paguheni ju dhe po me para të popullit ju thërrisni italianët për ta kryer punën tuaj!!! A hiç s’po ju vjen marre a?”, shkruan Musliu. Guardia di Finanza merret me krimet financiare dhe kontrabandë, dhe ajo pritet së shpejti të vijë në Kosovë për të hetuar skandalin në Thesar, rreth zhdukjes së 2 milionë e 77 mijë eurove.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …