Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për zhvillimet e vitit 2015 ka deklaruar se ky vit ka qenë një vit i vendimeve të mëdha dhe vit i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Pavarësisht kërkesës së opozitës për dorëheqje, ai ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje. Ai ka vlerësuar se nuk është në rregull të japë dorëheqje dikush që respekton ligjin dhe është në rrugë të drejtë. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se dorëheqja e një kryeministri duhet të ndodhë kur atë e kërkojnë qytetarët dhe kur i konsumohet legjitimiteti e s’ka legalitet. “Mendoj se nuk është në rregull që dikush të japë dorëheqje për shkak se po zbaton ligjin. Të japësh dorëheqje nga rruga e drejtë nuk është në rregull; është braktisje, lënie në baltë e besimit të qytetarëve. Dorëheqja jepet kur kërkojnë qytetarët, kur konsumohet legjitimiteti dhe s’ka legalitet. Ne i kemi të dyja dhe kemi përkrahje të hapur ndërkombëtare, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e tjerë”, ka thënë Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve
Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër …