Isa Mustafa: Duke e mospërkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani nuk e ka respektuar LDK-në

Mustafa: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dhënë versionin e tij lidhur me takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai ka treguar se me Kurtin është pajtuar se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë sonë. “Në takim me z. Albin Kurti sot, biseduam për gjendjen në Kosovë, sidomos pas dorëheqjes së Kryeministrit të vendit. U pajtuam se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë sonë. Kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …