Brickos

Mustafë Krasniqi: Përzënia e Përbindëshit

  Vet titulli “përzënia e përbindëshit” t’i trazon kujtimet dhe ato sikur të vijnë vërdallë kujtimesh të papritura të një kohe, të një kohe e cila kishte prodhuar gjenocid, dhimbje, lotë, e derdhje gjaku. Pa dashje ta emocionoi lexuesin, do të doja ta veçoja një tablo të nëntorit 1989-së, kohë kur trazirat kishin mbuluar tokën e Dardanisë, dhuna ishte përpjesëtuar me dhjetëfishin e saj.  Kohë që çdo gjë që ishte njerëzore prishej nga dhunuesit, nga  një racë njerëzore, që nuk dihej saksish nga e ka origjinën, ca thonë ardhja e tyre është zbritur nga Karpatet, ca tjerë  shkojnë edhe më lart. Thjesht kjo racë ishte ajo që e trazonte këtë pjesë të botës, e veçanërisht tokën e Dardanisë, racë që dikur kishte pas ngritur çadra Jevgjish  në tokën Ilire, dhe me mjeshtrin dhelparake u bë pjesë e përfitimit të dhunshëm të një pjese të tokës Ilire, e që nga atëherë në saje të gabimit të pasardhësve tanë, Ilirëve, ky përbindësh mori toruan deri më sot.


 Koha po lodhej, përbindëshi me etjen e tij famëkeqe filloi shkarravitjen që atëherë kur mori fuqi huazimi dhe shtriu dhunën mbi njërin nga fiset Ilire, në atë të Dardanisë dhe më pas filloi luftën në pjesën tjetër të Ballkanit, si në Kroaci, Bosnje dhe më parë në Slloveni. Këto skena tmerri vërtet ishin të tmerrshme, ku njeriu i sotëm as që do të kishte menduar se ndonjëherë do të ketë pasur kësi lloj gjenocid, ndoshta vetëm në kohën e inkuizicionit. Kjo racë jo tani që ishte  dëshmuar si racë kanibaliste, racë antinjerëzore, por mbi të gjitha i kishte dhënë vetës si pikësynim primar pushtimin, të pushtoi popuj tjerë, mbase këtij qëllimi nuk ia arrit, humbi luftën në Kroaci dhe pas shumë terrorit të bërë në Bosnje, e  kujtoi se si televizori jepte skena më të rrëqethshme mbi myslimanët e Bosnjës, masakrat mbi fëmijë, gra, burra pleq, por fundja e humbi edhe këtë luftë; Humbësi pas të gjitha këtyre humbjeve u egërsuar dhe vendosi që me çdo kusht ta mbante të pushtuar tokën dardane. Këtij shfrenimi antinjerëzor me gjoks hapur i doli rinia shqiptare, si dikur bajlozit të zi, Gjergj Elez Alia. Jo qe besa i kish pas thënë, kurrë këtë tokë s’do ta pushtosh derisa një pikë gjaku i dardanit të mbetej, me këtë qëndrim djemtë ndërtuan idealin e vendosmërisë kundër këtij përbindëshi, djem të veçuar, e pse mos të themi djemtë që kishin ndërtuar idealet nga bacë Ademi, Metush Krasniqi, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, e shumë të tjerë.


Viti 1989 ishte vit i përcaktimit të një rruge të pa kthim, tashmë çdo gjë shqiptare ishte rrënuar dhe mbi këto rrënoja ky përbindësh donte të ndërtonte historinë e vet, fal idealistëve ne sot jetojmë të lirë, sepse po të mos ishte ideali i tyre, i idealistëve, ne sot s’do të kishim mbijetuar si popull. Kjo e keqe që na vinte nga përbindëshi ishte edhe e pritshme, më e pritshme se kurrë, por ajo që ishte më e turpshmja, ishte e keqja më e madhe që na vinte nga ca shqipfolës të cilët kishin  rënë në taborin e përbindëshit, e ishin bërë shërbyes të tij dhe farë e keqe e popullit të vet.


Me këtë tablo të situatës ishte vështirësuar çdo hap i shqiptarëve, madje edhe ajo më elementarja deri te shfarosja si popull, për këtë idealistët, si Afrim Zhitija, Fadil Vata, dhe shumë të tjerë me një veprimtari të palodhshme u vuan në interes të lëvizjes kombëtare, filluan lëvizjet dhe organizimi i demonstratave, vetëdijesimi i të gjitha shtresave popullore, po njëherë edhe grusht kundër përbindëshit dhe shërbyesve e frikacakëve të saj.


   Nuk është për të mos i kujtuar ato tri ditët e nëntorit 1989-së, sheshinë e kryeqytetit të Dardanisë-Prishtinën, se si rinia idealiste kishte vërshuar fuqishëm rrugët e sheshit me demonstratat për të mos u ndalur deri te fitorja dhe humbja e përbindëshit, ndonëse  demonstratat ishin vazhdimësi e demonstratave që nga ato të 68-ës 74-së, 81-së e më tutje, të gjitha kishin një qëllim të vetëm bashkimin në Shqipërinë Etnike.


Idealistët e çështjes kombëtare, të vitit 1989, kishin ngritur për tri ditë radhazi ndërgjegjen kombëtare dhe për ato tri ditë ia bëri të qartë përbindëshit se këtu do të jetë e përmotshme  tokë e Dardanisë- Shqipëri Etnike. Ndërgjegjja e kombit bëhej flak e pushkë, të vendosur për lirin dhe largimin e përbindëshit nga këto troje, sepse edhe i kishte ardhur fundi, tashmë vetëm në Dardanën e bukur kishte mbetur të ushtronte dhunë, e më këtë dhunshëm synonte ta mbante të pushtuar. Atë ditë nëntori, veçanërisht  më 2 nëntor 1989, duke parë humbjen që i vinte një pas një, tashmë i kishte humbur edhe shpresa e fundit për Dardanin; Më këtë humbje shprese përbindëshi filloi t’i merrte të gjitha metodat e mundshme antinjerëzore, me faktin që ta frikësonte një popull liridashës, e veçanërisht idealistët. Për këtë përbindëshi nuk zgjidhte metoda, madje as ndaj demonstruesve, të cilit iu kishte bërë halë në sy, sëmundje kronik, sëmundje vdekjeprurëse. Përbindëshi me hapat e fundit të egërsuar dhe me trupat e hekurta për një moment sikur e qëlloi në krye organizatën e idealistëve, qëlloi mbi dy djem shqipe mali që ishin promotorë të lirisë. Atë ditë, dy nëntori, ishte ditë krismash, për 10 orë krismat jehuan, përbindëshi dhe trupat e hekurta çmendeshin, e nga kjo çmenduri vriten heroikisht dy djem të lirisë dhe me këto dy vrasje e bëri më të flakur Dardanin, e bijtë e Dardanisë jo që i frikësoi por më tepër i nxiti për një hakmarrje dhe u dëgjua zëri deri në qiell, tokë e det duam hakmarrje kundër përbindëshit.


Si të mos kujtohet, e të mbetet në mendje për tërë jetën qëndrimi i dy martirëve të kombit i Afrimit dhe i Fahriut. Afrimi sikur i këndoj vdekjes, ndoshta para vdekjes qëllimisht ishte veshur si zotëri, me atë pallto të zezë, kapelë mbi kokë dhe syze që ato i mbante përherë, me at shtat si bredh, poshtë lagjes së kodrës së trimave, hipur mbi urën, e me këto fjalë ju drejtua demonstruesve, ndër të tjera tha: “….Lufta dhe liria janë tonat, e deri më bashkimin e kombit lufta jonë s’do të ndalej, e ne për një komb e një shtet do të luftojmë….”.


Këtij idealist nuk i kishte shkuar ndërmend kurrë që të mendonte se pas përfundimit të luftës do të bëhej kryetar, apo kryeministër, do të përfitonte pasuri, e në emër të popullit të bëhej i pasur.


Jo këtë e them me plot bindje, jo pse kisha rastin ta njihja, të isha krah i tij, por thjesht ai ishte i përkushtuar për atdhe. Atdheu, Shqipëria Etnike, për të ishte jeta, pasuria, nëna, baba, motra, vëllau, e gjithçka tjetër.


   Përbindëshi ditë e më tepër bëhej më i egër e më dhelparake, në njërën anë vriste, burgoste djem të kombit, në anën tjetër regjistronte parti, shtihej si tolerante ndaj shqiptarëve. Kjo e fundit ishte një thikë pas shpine e djemve idealist të kombit, tashmë përbindëshi e kishte ndarë në dy tabor frontin, në njërën anë afër dhe në përcjellje mbante partitë e dala legale, kurse në anën tjetër përmes ca njerëzve të këtyre partive dhe të vet angazhimit bënte përpjekje ta zbulonte organizatën e idealistëve.


 Vrasja e Afrimit dhe Fahriut, ndjekja e idealistëve dhe burgosja e shumë idealistëve e vështirësoi edhe më tutje jetën e veprimtarisë së çështjes kombëtare. Duke parë se përbindëshi kishte ndërruar taktikën, përpos dhunës kishe josh edhe partitë legale të asaj kohe, apo edhe ndonjë gazetë që i shkonte përshtati përbindëshit; Ngjashmëri kohe, thua me ato të viteve 1981-së, ku ca shqipfolës, nderta kishte edhe poet, publicist, politikan, ekonomistë e çka jo tjetër që ishin bërë vegla të përbindëshit, madje-madje secili nga këta shqipfolës për ta dëshmuar vetën bënin hata mbi popullatën shqiptare, përjashtonin nga puna, me aferën famëkeqe të proceseve diferencuese shokë që kishin punuar bashkë deri në at kohë, dënonin nxënës, student e punëtor si të papërshtatshëm ideopolitikë, e për fat të keq edhe pas 31 viteve ca prej këtyre shqipfolësve i shohim kryetar partie, deputet, mbajtës të rendit e çka jo tjetër vallë! Për kundër vullnetit të përbindëshit çlirimtarët kishin filluar përgatitjet për një luftë të hapur kundër saj, madje fare pa ndier frikë idealistë filluan ta ngritin  më tej jetën organizative, të kalohej nga kjo e propagandës në atë guerile, gjë që ishte edhe e suksesshme.


Kjo vendosmëri e idealistëve përbindëshin e çmendi, ndërsa partitë legale filluan t‘i akuzonin idealistët, e t’i quanin me epitete të ndryshme si “dorë e zgjatur e armikut” , “grup i frustruar”, madje edhe shumë sharje tjera, sepse rruga e idealistëve nuk u pëlqente fare parazitëve të partive legale, të cilët thuajse ishin të njëjtit njerëz të viteve 81-së, por tash me petkun tjetër, më “demokratik” dhe me një fjalor të “atdhetarizmit”.


   Guerilja shqiptare kishte marr të mbaren, përbindëshi ishte tërbuar, partitë legale secila më shumë ndjente një lloj frike dhe bashkë me  këtë frikë kishte futë huti në popull, madje përpos hutisë ajo kishte përcaktuar edhe njerëz të veçantë që ta sulmonin me metoda të ndryshme propaganduese, kjo legalistëve nuk u piu ujë, pushka kishte filluar të qëllonte mbi njerëzit e hekurt të përbindëshi, përbindëshi ishte tërbuar tërësisht, pushkët e lirisë kërcitnin në një pjesë, ndërsa mu në kryeqytetin e Dardanisë-Prishtinën bëhej qefi, vallëzohej restoranteve deri diku në mes natës, deri atëherë kur përbindëshi humbi toruan, më nuk njihte as marrëveshje, as përkëdhelje. Lufta mori dhenë, bota u trand, e sidomos Evropa shtrigë e cila me turpin e sajë në vitet 1913-45 e kishte copëtuar Shqipërinë në pesë-pjesë, tani më joshja nuk kishte kuptim sepse edhe vet evropianët kishin kuptuar se qëndrimi i idealistëve, guerilëve, tashmë të UÇK-së ishin farëz e mbaruar, më kthim mbrapa nuk ka, o vdekje o liri! Kështu ishte parulla e idealistëve, tashmë të ushtarëve të UÇK-së. Ndonëse nga Evropianët mundoheshin të gjenin kompromisë me legalistët, por kjo ishte e kotë se më fliste pushka,  zona të çliruara dhe përzënia e përbindëshi nga zona që çlirimtarët këndonin këngën e çlirimit. Tashmë nuk flitet për dorëzim, apo kthim mbrapa, por përpara shokë beteja është e jona. Me këtë vendosmëri të UÇK-së bota dhe Evropianët e kuptuan se fitorja është e idealistëve, edhe pse diku-diku ende ca legalistë me  njerëzit e saj që i kishte shpërndarë, mendonin se fitorja do të bëhej me lajka dhe përkulje, po ashtu edhe i ca legalistëve që thirrin NATON për të mos e sulmuar përbindëshi, se gjoja ajo nuk është e rrezikshme, sa që janë vetë UÇK-ja. As kjo nuk u piu ujë legalistëve. NATO e konkretisht Amerika vendosën për ta sulmuar përbindëshi, sepse përbindëshi për Ballkanin e më gjerë ishte një zjarr sherri, më Evropianët kishin kuptuar se përkrahja e përbindëshi në vitet 1913-45 ishte një gabim, që këtë gabim sot po e paguan Ballkani, e veçanërisht Dardania njëri nga fiset e lashta të Ilirishtes.


Bombat kërcitën, aeroplanët mbuluan qiellin e Dardanisë, UÇK-ja për toke ndiqte njerëzit e hekurt të përbindëshi dhe pas shumë viteve UÇK-ja theu kufirin e ndarjes dhe përzuri përbindëshi për të mos u kthyer më kurrë; Kështu thanë ushtarët e UÇK-së, idealistët, madje-madje edhe legalistët thanë, bile këta të fundit me lojën e tyre përshpejtuan ta ndërtonin një politik të re, tashmë të ftuar të gjithë ata që kishin qenë të bërë me gisht nga populli të merrnin hapa e ta shpëtonin vetën, ndërsa lufta mbaroi, përbindëshi iku me bisht për këmbe të dhënë pas ca plumba nga  ushtarët e lirisë, UÇK-ja.


Përbindëshi ia mbathi këmbëve për të mos u kthye më kurrë, iu fik edhe shpresa e fundi, e në anën tjetër u krijuan parti, sa çdo lagje thua se e kishte nga një parti, ca idealistë harruan idealin për Shqipërinë Etnike, e pranuan planin e Ahtisarit, planë siç than një goje Idealistët, djemtë që kishin ardhur nga UÇK-ja, e donin të bëheshin politikan dhe vet Ilegalistët se ky plan është më i mirë për fillim, e që atëherë përbindëshi sikur e forcoi pjellën e tij në veri të Dardanisë-Mitrovicë, duke parë se politika shqiptare ishte zënë pas interesit privat, e po ashtu e paaftë politikisht ta  qoi përpara vullnetin e popullit shqiptar si duhej, përbindëshi shfrytëzoi këtë paaftësi të politikës shqiptare dhe sikur po bëhej një aktor i fortë e çdo herë më i zëshëm në pengesën e procesit të shtetit dardanë.


   Përbindëshi iku, Dardanin e mbuloi bota me ushtar e njerëz të rendit e të ligjit, për fat të keq ardhja e tyre më shumë i solli sherr Dardanisë se sa dobi, me vete çdo ushtar solli kulturën e vet, sollën religjione të ndryshme, kontrabandën, drogën, korrupsionin. Dorën në zemër korrupsionin shpejt e mësuan edhe ca idealistë, e ushtar dhe u bënë trima të saj, e mos të flasim për legalistët fare. Për çudi idealistët, ushtarët politikan tashmë kishin kapur pushkët në mes veti ishin bërë pikë e pesë, afër vetës kishin afruar njerëz dikur që i kishin frikë natës, tashmë këta tipa të bërë trima e kaluar trimërisë, ndër këta idealist kemi edhe të tillë që njeriut të parë të legalistëve, dikur të tërën ia kishte thënë në fytyrë, e sot për çudi, në përkulje, do t’ia puthte gishtat e këmbës, (ja se që na qenka politika). Kështu e do politika e ndërkombëtarëve thoshte “idealisti”-idealist dikur, tashmë ky “idealist” jo vetëm që ju përkul por edhe shkoi më tutje, si të ishte Dardania pronë e tij, emërzonte rrugë, shkolla, sheshe me emra që i tekej “idealistit”.


Vërtet politika Evropian e do që të thuhet se luftën e fitoj NATO-ja, ndërsa periudha e UÇK-së dhe gueriles të mos përmendet fare, se kjo nuk i shkon përshtati NATO-së. Për  këtë dorën në zemër u akorduan legalistët, ndërsa ushtarët politikan dhe idealistët pak sa u prekën deshën ta ngritin zërin se këtu ka pasur luftë, por  disi si e çuditshme, të zënë si me pelë për dore heshtën  dhe disi më këtë heshtje të çuditshme pranuan këtë fakt, faktin që të bën të kuptosh se politika e do që të mos pranohet fakti i luftës, po të faktohet se ka qen një konflikt mes UÇK-së dhe përbindëshit. Ajo që e fakton se ishte një konflikt është përpjekja me dekorim të njeriut të parin të legalistëve, me këtë do të thotë se përbindëshi është trembur nga NATO-ja, dhe nga lufta e legalistëve, gjë që kjo nuk qëndron, se përbindëshi ka ikur vetëm nga plumbat e UÇK-së, nga lufta e saj e drejtë, po duke ju falënderuar edhe ndihmës së NATO-së dhe veçanërisht Amerikës.


Mbaroi lufta, erdhi liria, për Idealistët dhe ushtarët politikan sikur u ndërrua bota, dikur nuk kishin këpucë, tashmë kanë xhipa dhe vila; si pa dashje më kujtohej  gjatë ilegalitetit mezi bënim një pistoletë dhe kapelë mbi kokë, ndërsa sot ca “idealist” si kur kanë harruar të kaluarën dhe për kundër ati realiteti, si shpejt janë bërë zotërinj dhe kaluar zotërinjve. Dikur  flisnim për çlirimin e atdheut, ndërtimin e shtetit; Eh që thoshim: “…t’u vijmë në ndihëm të pastrehëve, shkollat t’i ndërtojmë, mjekësin dhe shtetin ta ngrinim në nivelin botëror, të mos ketë të pa punë, fukarenj dhe padrejtësi, e mbi të gjitha ta kemi një ushtri të fortë…”. Mbase edhe këtë e thoshim: “ Pushtetarët nuk guxojmë të dallohen prej shtresës së popullit”, çuditërisht asnjëri nga idealistët nuk fliste për ndonjë post politik, sepse qëllimi ishte çlirim dhe bashkimi. Eh sa çudi dikur kishim mendje krejt ndrysh,  e sot sikur leku, e kolltuku na i mashtroi ca idealistë, ushtarët politikan, thjesht na i koriti, na i bëni hiq burra. Po më e keqja është për këta “Idealistë, ushtar politikan” sikur dhe i ka lëshuar memoria,  nuk njohin fare, të shkelin po ju the se dikur kemi qenë shokë, apo veprimtar të çështjes kombëtare. E keqja nuk ndalet me kaq, tash kanë filluar edhe në mes vete të shahen e përshahen, eh ku kanë shkuar këta “idealistët dhe ushtarët politikan” të dikurshëm…I ruajt zoti nga të bëmat e tyre!


Edhe pas pavarësisë së Dardanisë sikur djalli po punuaka, janë bërë pikë e pesë, sa lind dita dëgjon se u themelua x paria, me x personin, më nuk ka rëndësi atdheu, ndërgjegjja, populli, vuajtja, mjerimi, e rëndësishmja është se kush dinë ta vjedhë, ta rrjep, e ta mashtron këtë popull të mjerë.


Për fund jam i bindur se toka dhe qielli mban në gji ende amanetin e heronjve, atdhetarëve, Idealistëve të vërtetë që ende i rrinë besnik luftës së nisur për Shqipërinë Etnike. Nga kjo rrugë s’ka që e ndal popullin, në një ditë të afërt do të realizohet aspirata shekullore e popullit shqiptar, ndërsa karrieristët, hajnat, spiunët, frikacakët ku do të mbarojnë nesër?Ajo ditë, dita e Shqipërisë Etnike do të vije, do të vije se populli e do, pavarësisht politikave të ditës, politikanëve të gjunjëzuar para të huajve. Bashkimi i Kombit do të ndodhë, mu atëherë kur shqiponja do të valëvitet e lirë sa në Çamëri, Preshevë, Ulqin, Shkup, Prishtinë dhe Tiranë.Uroi që t’iu mban gjallë gjaku i heronjve, ajo për çdo ditë na thërret në rrugën e nderit, na thotë se pa Shqipërinë Etnike eshtrat s’do të na rrinë të qet, e për hir të gjakut të dëshmorëve dhe eshtrave të tyre, ne si popull, e veçanërisht si shok të dikurshëm na obligon më tepër ndërgjegjja që ta shpiem në vend amanetin e tyre për Shqipërinë e Bashkuar, Shqipërinë Etnike.


Ju sot që e shkarravitni vullnetin e popullit dhe i keni hipur në qafë si ujq të uritur keni kujdes se nesër do t’ua vras dikush ndërgjegjen. Mjaftë është lodhur ky popull me gjakderdhje, persekutime, burgosje, djegie, dhunime nëpër shekuj, sot e do ta gëzoi lirinë, atë që ia sollën dëshmorët, bijtë e saj. Sot donë të jeton me rini të lirë të punësuar, me mjekësi që ia shëron sëmundjen, e jo që ja ha zemrën dhe mushkrit në emër të betimit të Sokratit, do ujë të freskët jo helm, të gjitha këto çudira po ndodhin në Dardanën e sotme, jeta në mjekësi kushton sa ke mundësi të paguash, po s’pate lek jeta merr rrugën e vdekjes. Mjeku zgërdhihet i kënaqur e thotë: “budallai vdiq pse s’kishte lek”. Po na vdes populli pa lek, se dikush po ua vjedh, ah more ju të mjerë…! Prapë loti faqeve po thahet, dhimbja dhe mjerimi janë bërë sinonim i një vdekje të trishtuar.


 (Të nderuar lexues këtë ese  e  kam shkruar në krevatin e  Spitalit Groshadern në Munich të Gjermanisë)


                             


 


 


Poezi nga Mustafë Krasniqi


 


LUFTËTARËT


 


( për ata që lanë mërgimin


e  u inkuadruan në UÇK)


 


All skuqur në fytyrë, mërgimtari


Lotlumi në rrëshqitje i shkonin


Në arëz i mbeti përgjysmë fjala


Ah fisi im, dardani, i paharruar.


 


Me vrap kali në ëndrrën e sosur


S’ dua jetë hijesh në Dhe të huaj


heshtak  të mbetëm pa emër e diell


si viktimë e Evropës së mallkuar.


 


Trazirë deti, që m’u dogj shpirti


Udha zjarr lakuriq e zhveshur


Ti engjëllushë me plagë trupi


Thikat e skuqura si gur pellgu.


 


Në këtë trazirë, kohë zhurmash


i përvëluar, me mall digjem


Ah atdhe emër i bukur si flori


Përball bjeshkëve, korba ke!


 


Nuk dua vrap, sy shikimi


margaritar i prapaskenës


Dua rrezen në fushë mejdanit


Kalërim fronti drejtë  lirisë.


 


Liria…, s’ fitohet duke pritur


Gjyshërit na kanë thënë


or ju… që vajtoni si qyqarë


me frikë, ofshama kobi.


 


Liria do Shota, Azema e Qerqiza


Do zemër luani, dashurin e trimave


që ta kemi në dorë pushkën e nderit


e t´ia kthej lirin, borxhin atdheut.


 


Edhe për ne, mërgimtarët


Daullet e thirrjeve binin


Për gjakimin e lirisë


Pushka po na pret.


 


Me sy malli, lotin në gushë


… morri rrugën e trimërisë


e përqafoi tokën nënë


si ushtar i lirisë, i UÇK-së.


 


NUK TREMBEM…


 (Shaban Uka-kapuçi)


 


Nuk trembet…, zemër vigani


në platformë  thellë plasi loti


ti i paepur ngrite  zërin e asaj kohe


korbit ia theve në gjysmë rrugën.


 


Ec Shqipëri, vëlla Gurakuqi


Me vete kam Behën, Dardanin


Të bukurën zonjën Çamëri


Në logun e burrave, Hasan Prishtinën.


 


Ecë he burrë, ngrehë dollinë


Pashës në Ferizaj ia plase ballin


E Kanxhallozit rusë  në Mitrovicë


Troç i the se ke tërë Shqipërinë.


 


…Thanë:


“Çka ka mali që po ushton


Shaban Uka po lufton…


çka ka kulla që po dridhet,


Shaban Uka nuk po lidhet… “


 


N’ log t’ Kuvendit burrërisht fole


T’ i shtrëngojmë duart me besa-besë


se nga konopi n’qaf  s’ trembem kurrë


Për ty atdhe, e bukura Shqipëri.


 


E ti o hero i shtigjeve tona


dot s’u tremba nga  vdekja


As atëherë në konop kur të varën


Tek tre plepat e Vushtrrisë.


 


… e më të drejtë thanë:


“Çka ka mali që po ushton


Shaban Uka po lufton…


çka ka kulla që po dridhet,


Shaban Uka nuk po lidhet… “


 


 


KËNGË PËR ETNINË


(Jusufi, Kadriu e Bardhi)


 


Kush tha se nuk janë


Në mes nesh…!?


Kam shfletuar me  mijëra faqe


E në çdo faqe për faqe


Kam gjet emrat e juaj


Unë me ju, e ju  me mua.


 


Më thanë se kotë lutesh, dikush…


 Për çudi nëpër çdo faqe dritë


Unë,  po dëgjojë këngën e tyre


Thjesht, unë isha për dritë


E ju… mbi ne vetëm rreze lëshuat.


 


Heu, ka si nuk ka ore…


Në dialog me vetën


Nata në heshtje më tha:


Drita është për ju


E  ata… ishin për dritën.


 


Unë, prapë unë me zë e lot


theva eshtra, krah në pagjumësi


e mbi supe mbaj amaneti tuaj


për etninë që ju u flijuat.


 


Gjuhën varrë ende e kam


Vëlla Jusuf, Kadri e Bardh


E di se do të më qortoni


Për këngën e etnisë.


 


Dikush po vihet në “lapidar”


Në shesh si “trim” po ngjitet


Thonë se është mik i dreqit


E engjëjt po qajnë


Vëlla Jusuf, Kadri, Bardh.


 


Mos ma thyej aortën e sheshit, o ogurzi


 Se shekuj në të janë skalitur me emrat


… edhe të Jusufit, Kadriut, e Bardhit.


 


E me ju, treshe hero në lapidar


Sheshit t’ia kthejnë  nderi e etnisë


Dhe ti… si kasnec i natës


 mik i dreqit, ku do të  mbetesh?


 


PËR NJË PUSHKË


(Aksioni i armëve)


 


Në mes uturimash të egra


Në atë gjysmë udhë


Në tjetrën t’përplaste koha


E të kafshonte vdekja.


 


Në shqotat e jetës


Lëkura sikur të binte


Gjarpinjtë e zvarritur


Me koka lart kafshonin.


 


Me të vjetrat rrota


Qerrja kuste në pusizënës


Me ritmet e tabureve


Shqotat në pusi tërhiqnin.


 


Pushi i bjeshkëve ndiente dhimbje


Për një pushkë një fshat djegëje.


 


VORBULL KOHE


 


Ika për në sheshin e dikurshëm të teatrit


Për mall të çmallëm edhe për shkallët e saj


Jo rastësisht u takova me Skënderbeun


Ia putha shpatën, e folëm gjerë e gjatë.


 


Hë, përball kishim kuvendin…


Pleqnin siç më thoshte Skënderbeu


Burrërisht dikur, Tafo, kem fol për bashkim


Sot sikur këta kuvendar në kule paskan hy.


 


Mos u hidhëro o i madhi Skënderbe, i thash


Shpirtin prush sa kohë kam, o i ndritur i dheut


Më vete po e barti dhimbjen e shekujve


E po mburrem me kuvendin e Lezhës.


 


Më vije keq, për ty, o i madhi Skënderbe


Sa sheshe për rreth teje janë bërë tërthor


vendin ta ndërruan, në një qosh të hodhën


Një hiq i vdekur sheshin po ta vjedhë.


 


Vorbull kohe, Skënderbe, në Prishtinë


Teatri i mbërthyer, nuk e di në cilin shesh…


Ti me kalin tënd ka do t’ia mbathësh


Kryq e përthur sheshi t’u është bërë?


 


 


NË RIMËVARGJET


         E KOHËS


 


zhytur thellë në heshtje


në ato rimëvargje kohësh


si hije përftuese më ikin


e më humbasin në lotmalli.


 


Në akrepin  e njëzetekatërtë


Një gotë verë të kuqe gëlltis


Sikur më erdhi një trazirë kohe


Hëna kishte mbërritur në agim.


 


Nga dëshpërimi më pëlcet filxhani


në dritat e yjve të qiellit xixëllimë


dot më as vera e kuqe nuk pihet


Pa ty e bukura mëmë Shqipëri.


 


E, kthema mallin, rimëvargjet e mia


Lërmë rahat xhanëm të çmallem me ty…


Jam poet në zjarr të meditimeve


Për çdo natë humbas pas teje…


 


Lërmë rehat xhanëm të puthë një herë


Në flladin e mëngjesit pranë valëve të detit


Më je si princeshë me kurorë dashurie.


 


 


JAM BIRI YT…


 


E, në heshtje më plandosi nata


I hedhur mbi një gravurë në gur


Lotmalli në të gjatën natë për ty….


Më dehu dhe u dënesa në vaj.


 


E, dëgjoheshin dënesat e lotmadhes


Sa koka më qahej dysh nga malli


Etje për pak dashuri ndjejë


Të përqafoj me mall toka ime.


 


Jam biri yt, për ty…, nuk kërkoi remi


Pellazgët më dhanë një fuqi,  dëshirë


Ta shoh etninë në tërë Shqipërinë.


 


KUÇEDRA PLAKË


              (Evropa)


 


Mos më fyej kuçedra plakë


Vetë më ke fut në këtë kurth


Pëllumbat m’i lëshove në vaj


Që atë ditë bylbylat këndua s’kanë.


 


Ti… me atë gjuhë cinike


Si vegim natën ma ike


kam lutur anijet të kthehen


Nga valët tua ato u përmbysën.


 


E unë të them pa hile ore hilegji


Kam Lokemadhen që më uron


Për ditë lutet, koburen fshin.


 


Ti the qafën kuçedra plakë


Ende korbin e ushqen me mjaltë


Shqiponjës krahët donë t’ia thyesh.


 


Ik thyesh qafen kuçedra e vjetër…


Dot më ty nuk të beson


Mikesha e vjetër- Shqipëria Etnike.


 


DERI KUR MË…?


(shqiptarët e  torturuar nga Maqedonët)


 


Blozë e zezë, vërshim kohe…


Ende kope çakejsh mes nesh


Nga sofra na e vjedhin bukën


Heshtim, prapë jetë me frikë.


 


As një krismë pas nuk shkon, si dikur


Ende çakejsh të AVNOJIT na sulen


Ne sikur nuk kemi pikë gjaku


profetët e fisit tonë na thonë: Të heshtim.


 


Deri kur më kështu o gjaku i Arbrit


më frikë të çakejve, hienave të jetojmë.


 


O SHQIPËRI!


(Fatkeqësia në Himarë)


 


Si më erdhi lajmi kobzi


As vet oj botë nuk e di


Thanë në Himarë


Himarjotët po çajnë.


 


Lotët gurrë shkojnë


Rreke gjaku rinie gëloi


Shqipëri mbahu e fortë


Ligështimi nuk na e sjellë dritën.


 


As vet nuk e di, Shqipëri


Zemra m’u thye këtë ditë


Zia si po na zë shpesh


Ah, dheu i lehtë u qoftë!


 


 


PËRPLASJE GRUSHTASH


          (Deputet gangsterësh)


 


Populli im liridashës


si mos të ndihem keq


jetën edhe ashtu të lodhur


po të varfërojnë ende…,


dhe, pabrekushe donë t’lënë


këta… mos qofshin gjaku i yt.


 


Medet populli im


të zgjedhurit e tu


mes veti kapën fytas


në kuvend,rrugëve


përplasen me grushta.


 


Të tillët,…, pa fije turpi


të përgjakur, e si të çartur


pranë kamerave krenohen si lanetë


me fytyra majmuni zgërdhihen


e çirren me zërin e prishur


unë, shpërndava më shumë grushta.


 


Ah, populli im


medet që deputet ke!


 


ME FYTYRË DHJETËSHE


          (Tradhtarëve)


 


Ata… që shkelën këtë Dhe


Me shputa të hekurta


Ishin të ftohtë në shpirt.


 


E në hije të hënës, ata…


Gjakprishurin në pritje


E vënë si drugëz në rrugë.


 


Kur shputat s’ikuri ia mbathën


Gjakprishuri si drugëz ndërroi rrugë


Me fytyrën dhjetëshe nga hija doli


Si kapedan në rreze dielli qëndroi.


 


O ju kapedanë me fytyra dhjetëshe


Dikur drugëza  të armikut


Sot si engjëj të demokracisë


Të kaluarën me gomë fshini.


 


 


HAJN KAPEDANI …


 


Lakimin mendjes ia kalite


Dhe shpirtin e varfërove


Oh, e mjera zemër vuan


Për atë që s’do të mbetet e juaja.


 


O hajn kapedani…


Koha shpejt do t’ju ik


E me vete do të merrni


Vetëm një këmishë të bardhë.


 


O hajn kapedani, do të vije koha


Në një birucë kanë me të hedhë


Me duar  lart në lutje do të thonë:


Iku hajni kapedani nga kjo botë.


 


Xha Lushi…


 


Xha Lushi më tha një ditë


He,bre birë që ky djalë


Si u ba ma i madhi i vendit…!?


 


Po lum Xha Lushi


Një natë kërciti topi


Në loto u hodh shorti


Nga xhokeri erdhi nami


ministri  e deputeti


Morën titullin e doktorit.


 


 


PASHË NË ËNDËRR


 


Pashë një ëndërr- sa e vështirë ishte


Sikur katër hiena në gojë më mbanin


E përball në maje bregu zanat luteshin


E si më erdhi një fuqi-nënë thirra.


 


Hienat në habi, të shtangura mbetën


Me fuqi vëllai më thotë:


Qëllo me kobure, se ato marrin ikjen.


 


O nënë, vëlla thirra, s’shoh është mug


Sikur koburja nuk po më kërcet


E hienat donë të më shqyejnë.


 


Kërcit-kërcit vëlla të dëgjon bota


Se pa krismë pushke, hienat nuk ikin.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …