Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, është radhitur në mesin e 500 myslimanëve më me ndikim në botën islame

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka dhënë mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ai tha se nga muaji i Ramazanit besimtarët do të dalin më të dëlirë, më human e më të afërt me njëri-tjetri. Porositë e muajit të Ramazanit duhet të shoqërojnë besimtarët edhe në muajt e tjerë. Tërnava u shpreh se sonte në kohën e iftarit, besimtarët myslimanë mbyllin agjërimin e muajit të Ramazanit, gjatë të cilit, siç tha, me përkushtim, bindje e devotshmëri, besimtarët kryen një nga kushtet themelore të besimit islam. Jemi të sigurtë se nga muaji i Ramazanit besimtarët do të dalin më të dëlirë, më human e më të afërt me njëri-tjetrin, më solidarë e më të fisnikëruar. Dashtë Zoti që vendi ynë me angazhimin tonë të bëhet vend ku jetohet e punohet me dinjitet. Vëllezër dhe motra, në këtë natë të madhe, në vigjilje të festës së Fitër Bajramit, lusim Zotin për mirësi, begati, paqe, harmoni, larg zënakve e konflikteve, sherreve e egove të dynjasë. Duke iu uruar e përgëzuar, lutem që në familjet tona festa e Fitër Bajramit të na sjellë ngrohtësi, dashuri, harmoni e lumturi. Agjërim, lutje e ibadete të pranuara!”, shtoi ai. Muaji më i rëndësishëm i besimtarëve islamë, Ramazani përfundon sonte, më 20 prill 2023. Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 21 prill.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …