Ismet Hajrullahu: Për një arsim bashkëkohor

Ismet Hajrullahu: Me zyrtarë si Hajrullah Çeku e të tjerë si ai, nuk mbrohen vlerat e trashëgimisë sonë kulturore e kombëtare

Hajrulla  Çekut, ende nuk po i mbushet mendja që ta shkëpusë  bashkëpunimin me kompaninë e Serbisë, e  cila ka vjedhur,  betonuar artefaktet në kalanë e Novobërdes. Lidhur me këtë çështje , në cilësinë e drejtorit të IKMM-së, i pata kërkuar edhe nëpërmjet një shkrese zyrtare, shkëputjen  kontratës me këtë kompani. Po kjo kompani armiqësore ndaj trashëgimisë sonë, me mjete të rënda si eskavatori, ka goditur muret e kalasë!  Nuk di se çfarë duhet të ndodhi më shumë se kaq , që ministri Çeku të zgjohet e të  shkëpusë bashkëpunimin me kompaninë e Serbisë “Koto”, e cila e ka shkatërruar, vjedhur e ndryshuar vlerat historike te ketij aseti te çmueshëm te trashëgimisë sonë kulturore! Për këtë papërgjegjësi të ministrit ndaj vlerave tona kombëtatare, kryeministri Kurti eshte dashur ta shkarkonte ministrin Çeku, i cili përveç fjalëve boshe e inateve politike, nuk ka bere asgjë për kulturën.  Për aq sa ai do të jetë në krye të ministrisë së kulturës, trashëgimia kulturore do pësoj shkatërrime, vjedhje, e madje transformim të identitetit te kulturës sonë te lashtë!  Po ky ministër kurrë nuk morri masa ndaj atyre përgjegjësve  të cilët e përjashtuan IKMM-në nga mbikqyrja e punimeve në kala, e të cilët  e kane fshehur  qëllimshëm, dokumentin e vitit 2015 , ku e ngarkonte IKMM  si një nga institucionet mbikqyrëse të punimeve që zhvilloheshin në Kalane e Artanës. Që nga viti 2015 e deri nëë ardhjen time si  drejtor i IKMM -së në mesin e vitit 2018 , nuk jane mbikqyrur punimet nga IKMM ,që  do duhej me qenë patjeter prezent , por eshte mbikqyrur restaurimi dhe ndertimi i mureve nga arkeolog të Institutit Arkeologjik.  Gjithashtu ministri Çeku nuk morri as një masë ndaj pērgjegjesve qė lejuan  ngritjen e një objekti me përmasa të mëdha brenda lokalitetit 5000 vjjeçar,afër perimetrit të një aseti arkeologjiik në Budrigë, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …