Brickos

Pjetër Shala

Në Gjykatën Speciale po planifikohet seanca lidhur me deklaratat përmbyllëse në gjyqin kundër Pjetër Shalës

Trupi gjykues në gjykatën speciale në Hagë, ka caktuar rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore kundër  Pjetër Shalës. Gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia, kryeson trupin gjykues dhe ka planifikuar që deklaratat përmbyllëse të dëgjohen në seancat nga 15 deri më 16 prill. Rendi i ditës përcakton se deklarata përmbyllëse e të Prokurorisë  do të mbahet më 15 dhe 16 prill, e vijuar nga mbrojtësi i viktimave më 16 prill dhe mbrojtja më 16 dhe 17 prill. Nëse ka komente, pyetje ndaj trupit gjykues dhe parashtrime në lidhje me zhdëmtimet, ato do të dëgjohen më 17 dhe 18 prill. Dita e fundit do të mbyllet me dëgjimin e deklaratës përmbyllëse nga i akuzuari Pjetër Shala. Megjithatë, seanca e planifikuar për 19 prill nuk do të mbahet. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë-arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga gjykata speciale në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit, heroin e kombit, Ilaz Kodra dhe martirët e Drenicës

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, …