Nagavci: Me heqjen dorë për një vit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare vetëm sa e ka shpërblyer dyfish Serbinë

Nagavci: 53 milion euro që duhet të ndaheshin për shkolla, spitale e punësim, Qeveria i ndanë “Bechtel Enkas”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagaci e ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjën e 53 milion eurove shtesë për Konsorcium “Bechtel Enka”. ajo ka thënë këto para do të duhej të investoheshin në shkolla e çerdhe, ambulanca e spitale, zhvillim ekonomik e shtim të vendeve të punës.

“53 milion euro që do të duhej të investoheshin në shkolla e çerdhe, ambulanca e spitale, zhvillim ekonomik e shtim të vendeve të punës, Qeveria e Kosovës i ka ndarë për Konsorcium “Bechtel Enka”, në emër të shpenzimeve shtesë që ky operator ekonomik pretendon se i ka bërë gjatë ndërtimit të autostradës për Shkup. Qeveria e shumicës së partive dhe e pakicës së numrave mund të akuzoj ish qeverisjen, AAK, PDK bashkë me 22 partit tjera në pushtet dhe LDK mund të fajsojnë e akuzojnë njëra tjetrën, por e vërteta e thjeshtë është se të gjithë herë bashkarisht e herë veç e veç kanë ndërmarrë veprime që dëmtojnë jo vetëm buxhetin e vendit, por edhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Nagavci në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …