Nagavci: LDK të reflektojë, nuk kemi luksin të dekurajojmë rininë e as nevojë që edhe një herë të shkojmë në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sot nga LDK-ja reflektim para seancës konstituive, ku të dy partitë kanë njoftuar se do të shkojnë në Kuvend pa marrëveshje. Arbërie Nagavci kërkon nga partia e Isa Mustafës që të marrin vendime në të mirë të vendit. “Dua të besoj se në LDK ka të tillë që e duan ndryshimin e menjëhershëm që i nevoitet vendit. Dua të besoj se deklarimet elektorale s’kanë qenë farsë e fjalë koti. Dua të besoj se ka zëra e mendje racionale që marrin vendime në të mirë të vendit. Këta zëra duhet t’i dëgjojmë sot, tani. Pres që diskutimet të jenë të bazuara në interesin e vendit. E interesi i vendit është krijimi i menjëhershëm i institucioneve, hapja rrugë profesionistëve e vendosja e standardeve të reja në qeverisje, në udhëheqje, në drejtësi, gjithandej në shoqëri. Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi luksin të dekurajojmë rininë e as nevojë të mobilizohemi dhe një herë për zgjedhje. Energjia që do të shpenzohej për të na sjellur në të njejtën situatë, ku LV! del sërisht e para, ( edhe pse me siguri me numër më të madh të deputetëve) do duhej orjentuar në mirqeverisje që tani. Kemi shumë punë përpara. Ka kohë akoma deri te fillimi i seancës. Pas kësaj vazhdohet me tjera afate. Ne jemi për të gjetur zgjidhje, por jo përtej çdo racionaliteti”, ka shkruat ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …