Myftiu Tërnava i uron besimtarët në prag të Kurban Bajramit dhe i fton ata për kujdes për respektim të masave ndaj virusit korona

Naim ef. Tërnava: Shpreh brengën e thellë dhe të besimtarëve mysliman për dhunën e ushtruar ndaj palestinezëve

Kreu i Bashkësisë Islame Naim Tërrnava ka folur për situatën në Jerusalem, duke theksuar se eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm palestinez nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje mes dy popujve. Ai thotë se Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit. “Me shqetësim kam përcjell eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al- Aksa. Shpreh brengën time të thellë dhe të besimtarëve mysliman për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinez në Jerusalem dhe në territoret palestineze. Eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër-bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje mes dy popujve. Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit. Lutemi që sa më parë Jerusalemi , Al-Aksa, dhe objektet tjera të kultit të gjejnë qetësinë, ndërsa banorët e Jerusalemit të gjejnë paqen e sigurinë”, thuhet në reagimin e myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnava.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …