Naim Qelaj: Është e papranueshme mospërfshirjen e katër komunave veriore në kalkulimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Naim Qelaj: Është e papranueshme mospërfshirjen e katër komunave veriore në kalkulimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka cilësuar të papranueshme mospërfshirjen e katër komunave veriore në kalkulimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Ai ka deklaruar se në rast se me vendimin e kësaj të fundit në këtë pjesë të vendit nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike, do të marrin edhe masa për të kundërshtuar një gjë të tillë. Qelaj ka thënë se janë duke analizuar situatën, në rast se po cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike. “Jemi në pritje të vendimit në kuadër të zhvillimeve të ardhshme, por ideja që të dallohen çmimet në mes të territoreve ku banojnë qytetarët e Republikës së Kosovës në zona të caktuara, për neve mbetet i papranueshëm, njësoj si ka qenë i papranueshëm rasti i mos-pagesës së energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës dhe faturimi i shpenzimeve të kësaj energjie të qytetarëve të pjesës tjetër të territorit të Kosovës. Nëse eventualisht mbetet një vendim i tillë për neve do të jetë i papranueshëm dhe do të marrim masat, do të shohim se cila është forma që të punojmë për të zgjidhur këtë çështje” “Nëse ndodh kjo, atëherë ne kemi mjetet dhe mekanizmat institucional që të sulmohet dhe të kundërshtohet një veprim të tillë, në interes të një numri shumë të madh të qytetarëve, për arsyeje se konsiderojmë që qytetarët e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim duhet të trajtohen barabartë”,  ka thënë Qelaj për “KosovaPress”.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …