leoni

Naser Ramadani

Naser Ramadani: Duhet të vazhdohet me masat rigoroze për parandalimin e përhapjes së virusit korona

Në mbledhjen e komitetit për vlerësim të situatës epidemiologjike, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka treguar se ka rritje të rasteve me COVID-19 për 26.8 përqind ndërsa mesatarja e vdekshmërisë ka rritje mbi 23 përqind. Ramadani derisa ka deklaruar se duhet të vazhdohet me masat rigoroze për parandalimin e përhapjes së virusit korona, ka theksuar se do të ketë ndërprerje të disa aktiviteteve. “Numri i rasteve pozitive dhe vdekshmërisë vazhdon të jetë në rritje dhe brengosëse për shkak të mos respektimit të masave. Duhet të vazhdojmë masat rigoroze dhe të ketë ndërprerje të aktiviteteve, me kufizimeve të tubimeve të atyre fetare, shkollore gastronomive. Duke pasur shfaqjen e varianteve të reja po presin ardhjen e reagenteve për testim të të gjitha varianteve. Apelojmë të qëndroni në shtëpi si dhe të ketë ndalim rigoroz të tubimeve”, tha Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …