Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se beson që deputetët e legjislaturës së ardhshme nuk do t’ia vazhdojnë mandatin Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se organizata e OVL-UÇK-së do të provoj çdo metodë që deputetët të mos ia vazhdojnë mandatin kësaj gjykate. “Unë mendoj që Gjykata Speciale në vitin 2020 do të shfuqizohet. Besoj që të gjithë këta deputet të korruptuar, hajna të pafytyrë, që e kanë tradhtuar vijën kombëtare do të vetëdijesohen dhe në 2020 të mos ia vazhdojnë mandatin e Gjykatës Speciale dhe unë besoj që aktvendimi do të shtyhet. Organizata e veteranëve do të provojë çdo metodë që këta deputet, nëse vijnë prapë, këta që kanë qenë, por unë besoj që edhe populli do t’ua jap çmimin këtyre gjatë zgjedhjeve, të mos ia vazhdojnë mandatin kësaj gjykate”, ka thënë Haradinaj.
