Avokati Tomë Gashi

Tomë Gashi: Nëse Vetëvendosja e merr pushtetin, mund të mos i vazhdohet mandati, Gjykatës Speciale kundër UÇK-së

Nëse Vetëvendosja, e cila nuk e ka votuar Gjykatën Speciale e  merr pushtetin, mund të mos i vazhdohet mandati, thotë avokati, Tomë Gashi. Vetëm nëse Vetëvendosje vjen në pushtet ajo nuk do t’i dorëzojë ish pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale, mirëpo kjo shkon para se të votohet për Gjykatën Speciale dhe pas asaj gjithçka ka ndryshuar. Kështu që nëse në pushtet vije një parti kombëtare, siç është Lëvizja Vetëvendosje, e cila as që ka qenë në sallën e Kuvendit kur është votuar kjo gjykatë, gjasat janë që të ndërpritet puna e Speciales dhe të mos i vazhdohet mandati pasi që do të kalonin pesë vite nga themelimi i saj dhe do të kalonin edhe me tepër se tri vite nga funksionalizmi i saj. Përndryshe çdo parti tjetër në pushtet nuk do ta ketë fuqinë që ta ndërpret punën e Gjykatës Speciale, sepse vet e kanë votuar, ka thënë avokati, Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …