Enver Hoxhaj: Historia e re e shqiptarëve nuk mund të rishkruhet - udhëheqësit e UÇK-së po mbahen peng, njëjtë si historia e Kosovës

Dialogu me Serbinë, filloi në vitin 2011 dhe përfundon me Qeverinë e udhëhequr nga Kadri Veseli, thotë Enver Hoxhaj

Dialogu me Serbinë i filluar si proces teknik e më pas edhe politik, qysh në vitin 2011 mund të përmbyllet vetëm nga Qeveria e udhëhequr nga Kadri Veseli, shprehet i bindur Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Hoxhaj  tha se me Serbinë nuk do të lejohen kompromise dhe nuk do të bisedohet asnjëherë për tema të brendshme. Përmbylljen e një sfide të madhe historike e quan si fundin e këtij procesi, duke shtuar nuk do të ketë më proces të stërzgjatur të dialogut, por njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Hoxhajt, dialogu është një proces jetik dhe prioritet i dorës së parë për Kosovën, me ç’rast me përfundimin e këtij procesit, do të përmbyllet edhe shtet-ndërtimit i Kosovës. Ai thotë se taksa nuk ka qenë një qëllim politik i Kosovës, përderisa thotë se ai qenë bajraktari i kësaj nisme. Sipas tij, me vendosjen e taksës është tentuar të ushtrohet sovraniteti i brendshëm i shtetit. Hoxhaj shprehet se Bashkimi Evropian, ka ndjekë një politikë të diskriminimit për Kosovën, e sidomos ndaj procesit te liberalizmit të vizave. Ai thotë se BE-ja nuk e shpërblyer përpjekjen e Kosovës për shtet-ndërtim.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …