Nazmije Alushani: Zemra e motres, 23 vite mallë dhe lot, por krenare gjithmonë

Nazmije Alushani Kamerolli: Zemra e motrës, 23 vite mall dhe lot, por krenare gjithmonë

Sot është dita e shkuarjes tënde në përjetësi baci im, vëllau im, zemra e motres, 23 vite mallë dhe lot, por krenare gjithmonë. Sot u përmallova shumë, sepse nana nuk merr pjesë në përvjetorin tëndë, ajo është me ty, me ty jan të gjithë vllezërit, më keni lënë mua vetëm, PSE?

Nuk e kam lehtë pa juve, aspak nuk e kam të lehtë, por në jetë më mbanë Rafeti, Valmiri, Drini, Vjosa, Ela dhe Ariani, edhe më të fortë më bëjnë ata që ju gëzuan dhimbjeve të mia, por unë nuk ligështohem kurrë sepse jam motra jote, gjaku yt, ashtu më ke mësuar baci Mel.

Dje e ndëgjova intervistën e nanes dhënë në Radio Kosova e lirë, qava me lot, me za qava o trimi im, sa krenare fliste nana për trimin që ra për lirinë e Kosovës, as zëri nuk i dridhej, sa i mora lakmi. ” Kur mbërrina në Kleçkë, ishin tubue shumë ushtarë, shokë të Imerit, të gjithë mu afruan dhe me më dhanë gajret, po unë u bana e fortë.

Më quen te kufomat, se aty ishte edhe nji trim, nji djalë nane, ishte Ali Zogaj, e une ju thash: cili asht Imeri, ai në Llastik, apo ai në arkivol, nji me tha: nanë, ai i pshtjellun me llastik asht Imeri. Deshta me e pa po nuk më lan.

Nejta deri e varrosen, u ula te vorri e fola shumë me djalin tem, e në fund i thash: naten e mirë djali jem se po shkon nana te thmia tu, mi ke lanë kater thmi të vegjël e nusen e re e ata merziten shumë e po shkon nana me ju nejt ngat, e ty hallall gjini që ta kam dhanë, e të koftë dheu i lehtë” Këto ishin fjalët e nanës për djalin që e rriti për lirinë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …