Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ibrahim Limani, i njohur me nofkën “Komandant Bondi”. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të tyre. Në ceremoninë e varrimit, morën pjesë qindra qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Komandant Bondit.
