Kryetari i Kuvendit

Ndërhyrjet nga jashtë e brenda që po bëhen kundër BDI-së kanë për qëllim t’ i dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni, tha Talat Xhaferi

Kryeministri i Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me deklaratën e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përpiqet ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin. Xhaferi tha  me këtë rast se ndërhyrjet nga jashtë janë të shumta, me tendencë kundër BDI-së dhe kanë për qëllim të dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni. Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiqi, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje  të tjera sikur  mund ta përcillni nga mediat. Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu. Ajo që propagandohet  se gjoja po na dilka zot Vuçiqi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje, tha mes tjerash Xhaferi, i cili sapo është zgjedhur kryeministër i parë shqiptar në Maqedoni, po kundërshtohet nga disa pari shqiptare, ashti si nga VMRO-ja nacionaliste, antishqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …