leoni

Ndërmarrja Komunale ,,Higjiena” do të shtoi aktivitetin qe ta ruaj ambientin

Drejtori i Ndërmarrjes Lokale Publike ” Higjiena”, Kastriot Hulaj, me bashkëpuntorë takoj kryetarët e fshatrave të komunës së Deçanit. Në këtë takim drejtori Hulaj njoftoi fillimisht kryetarët për aktivitetet e bëra deri më tash, po ashtu i njoftoj që ndërmarrja ka bërë një plan operativ të aktiviteteve për largimin e mbeturinave dhe mbjelljen e disa drunjëve dekorativ në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit. Në këtë takim u dakorduan që një ditë të jetë aksioni në një fshat të caktuar, në koordinim me kryetarin dhe banorët e atij fshati. Për secilin aktivitet do të njoftohen të gjithë banorët nga ndërmarrrja. Në fund kryetarët e falënderuan dhe e përgëzuan drejtorin dhe të gjithë punëtorët e ndërmarrjes, “Higjiena”, komunën e Deçanit dhe kryetarin Bashkim Ramosaj për këtë iniciativë të qëlluar. Vetëm të bashkuar dhe të përkushtuar mund ta mbajmë vendin tonë të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …